Biznes

2020 ka qenë një vit i shkëlqyer për Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Janar 2021
0
Rritja e të ardhurave udhëhiqet nga boomi i jashtëzakonshëm i produkteve Azure dhe shërbimeve cloud, përmbajtjet dhe shërbimet Xbox. 2020 ka qenë një vit i shkëlqyer për Microsoft

Microsoft publikoi ditën e sotme raportin financiar për tre mujorin e fundit të 2020-ës duke zbuluar të ardhura dhe fitime përtej pritshmërive.

Rritja e të ardhurave udhëhiqet nga boomi i jashtëzakonshëm i produkteve Azure dhe shërbimeve cloud, përmbajtjet dhe shërbimet Xbox.

Që Microsoft pati një vit të mirë nuk përbën sekret. Të ardhurat u rritën me 17% në 43.1 miliardë dollarë. Fitimi para taksave me 29% në 17.9 miliardë dollarë dhe fitimi pas taksave me 33% në 15.5 miliardë dollarë.

Rritjen më të madhe të të ardhurave e pati Microsoft Intelligent Cloud me 23% në 14.6 miliardë dollarë. Pjesë e këtij divizioni janë edhe shërbimet cloud dhe produktet server që u rritën me 50%.

Edhe shitjet e prodhuesve që përdorin Windows janë rritur me 1%. Shitjet e sistemevet operative dhe shërbimeve gjeneruan 15.1 miliardë dollarë ose 14% më shumë.

Gjithashtu në këtë raport Microsoft foli edhe për abonimet në Xbox Game Pass që kaluan 18 milionë abonentë. Sakaq Xbox Live ka mbi 100 milionë përdorues aktivë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Chrome ka një rival të ri që i rrezikon seriozisht pozitat dominuese