Harduer

2020 Razer Blade Stealth me ekran 1080p OLED dhe procesorët Tiger Lake

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Tetor 2020
0
Të gjithë këto komponentë vinë në një kasë prej 15.3mm të trashë me dy porta Thunderbolt 4 USB-C. Gjithashtu ka dy porta USB-A 3.1, një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë mikrofoni. Në kontektivitet laptopi vjen me Wi-Fi 6. 2020 Razer Blade Stealth me ekran 1080p OLED dhe procesorët Tiger Lake

Pak muaj pasi përditësoi linjën Blade Stealth, Razer është rikthyer me rifreskimin e radhës të laptopëve ultraportativë.

Risi për modelin e 2020-ës janë procesorë 10-nanometër Tiger Lake nga Intel. Procesori me katër bërthama dhe tetë procese i gjeneratës së 11 ka frekuencë bazë 2.8Ghz dhe TDP prej 28W.

Fuqia procesorike duhet ta bëjë Blade Stealth të përshtatshëm për gaming dhe punë kreative më shumë sesa një ultrabook normal. Blade Stealth ka një kartë grafike GTX 1650 Ti me 4GB RAM. Gjithashtu vjen me 16GB RAM 3,733Mhz LPDDR4X dhe memorie NVMe prej 512GB.

Risi për këtë model është audio hapësinore THX me katër altoparlantë. Kur e rifreskoi këtë laptop në fillim të vitit, Razer tha se vjen me ekran 120Hz Full HD dhe mbulim 100% sRGB së bashku me një opsion 4K.

Por kësaj here kompania ndryshoi qasje duke zëvendësuar variantin 4K me një 1080p OLED me mbulim 100% DCI-P3 i cili nuk kishte frekuencë të lartë rifreskimi por kontrast më të lartë dhe ekran me prekje.

Të gjithë këto komponentë vinë në një kasë prej 15.3mm të trashë me dy porta Thunderbolt 4 USB-C. Gjithashtu ka dy porta USB-A 3.1, një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë mikrofoni. Në kontektivitet laptopi vjen me Wi-Fi 6.

Razer Blade Stealth i 2020 debuton në fund të muajit për 1,800 dollarë për modelin 120Hz dhe 2,000 dollarë për modelin 1080p OLED. Në të dy rastet ju merrni një laptop po aq i fuqishëm dhe portativ. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Themelohet në Zvicër banka e kriptomonedhave

Tags >

Razer