Lajmet

21% e dyqaneve në Shopify janë rrezik për konsumatorët

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Dhjetor 2020
0
Kompania është bërë shumë e rëndësishme për bizneset e vogla gjatë pandemisë së Covid-19 sepse shërbimet e saj janë me kosto të ulët dhe lehtësisht të përdorshme. 21% e dyqaneve në Shopify janë rrezik për konsumatorët

Po thuajse 21% e të gjitha dyqaneve Shopify përbëjnë kërcënim për konsumatorët sipas një analize nga firma e-commerce Fakespot.

Shopify ofron teknologjinë që bizneset të mund të krijojnë një dyqan online dhe të shesin produktet e tyre.

Kompania është bërë shumë e rëndësishme për bizneset e vogla gjatë pandemisë së Covid-19 sepse shërbimet e saj janë me kosto të ulët dhe lehtësisht të përdorshme.

Shopify thotë se në mënyrë të vazhdueshme monitoron për mashtrime apo shkelje të tjera me shërbimin e saj.

Fakespot gjeti se afro 26 mijë nga 124 mijë dyqane të Shopify që kishin praktika mashtruese.

Prej tyre 39% janë përshkruar si problematike dhe reputacion të dobët. 28% ishin mashtrim me çmime shumë më të ulëta sesa tregu. Shopify thotë se teknologjia e saj përdoret nga 1 milionë biznese në 175 vende të botës.

Duke qenë se ka kosto të ulët, shërbimet e Shopify përdoren nga biznese të vogla të cilat nuk kanë mundësi të ndërtojnë një uebsajt të personalizuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 mini: Smartfon të vogël më të mirë nuk ka