Analiza

231 milionë shikime të lojërave olimpike në YouTube

Publikuar , 19 Gusht 2012
0
231 milionë shikime të lojërave olimpike në YouTube

Kur erdhi puna tek paraqitja online e lojrave olimpike Londër 2012, YouTube pati një rol të madh – jo vetëm që transmetoi lojërat në 64 shtete në Afrikë dhe Azi, por mbuloi teknologjinë e transmetimit të NBC-së në Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të evenimentit, YouTube ka bërë publike disa shifra për të treguar se si kanë arritur t’i përdorin këto opsione shikuesit e vet.

Në përgjithësi, më tepër se 231 milionë transmetime janë ndjekur në mbarë botën, 159 milionë nga të cilat erdhën nga faqja për olimpiadë e NBC-së, ndërsa pjesa tjetër nga kanali IOC i YouTube.

Dhe, nga të gjitha shikimet e këtyre transmetimeve në Shtetet e Bashkuara, 37 përqind erdhën nga pajisjet mobile – kjo pavarësisht një numri njerëzish që ankoheshin në lidhje me cilësinë e dobët të NBC-së. Këto numra i shtohen lajmit se YouTube pati 744 milionë shikime në faqe gjatë olimpiadës. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  PewDiePie vijon rivaliteti, hakerët sulmojnë TV për ta mbështetur

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>