Lajmet

2371 aplikacione jo zyrtare për Windows 8

Publikuar , 03 Tetor 2012
0
2371 aplikacione jo zyrtare për Windows 8

Ndërsa data e daljes së Windows 8 më 26 tetor po afron, numri i aplikacioneve jo zyrtare për këtë sistem operativ po rritet.

Para një jave një burim jo zyrtar tha se numri i aplikacioneve Windows 8 ishte 2079 në mbarë botën.

Një tjetër burim, McAkins Online tha në të njëjtën kohë se numri ishte pak më i vogël, 1634. Tani uebfaqja ka postuar një përditësim të ri ku thotë se numri i tyre është 2371.

Ajo thotë se Microsoft shtoi 737 aplikacione në Windows Store vetëm javën e kaluar.

Shumica e aplikacioneve u përkasin seksionit të lojrave. Disa aplikacione interesante përfshijnë PowerDIrector Mobile si dhe HP Printer Supples.

McAkins Online gjithashtu pranon se uebfaqe të tjera tregojnë shifra më të larta, por bën gjithashtu me dije se ato janë pjesë zhvilluese e aplikacioneve të sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përse smartfonët tanë janë kaq të mirë, por bateritë kaq të këqija?

Lajmet e fundit>