Lajmet

24 kanale televizive nga Sky, live në Windows 7

Publikuar , 22 Tetor 2009
0
24 kanale televizive nga Sky, live në Windows 7

Sky Player do të paraqitet në seksionin TV të Media Center, duke iu mundësuar përdoruesve të shikojnë drejtpërsëdrejti 24 kanale të drejtpërdrejta televizive dhe shfaqje në kërkesë nga transmetuesi satelitor.

Kjo përcjellë një marrëveshje të ngjashme për sjelljen e Sky Player në Xbox 360 të Microsoft. Konsumatorët ekzistues të SKy të cilët kanë Sky Multiroom ose kanë pakon e palimituar brezëgjërë të kësaj kompanie do t’ju ofrohet qasje e palimituar në kanalet televizive dhe në shfaqjet në kërkesë.

Konsumatorët që nuk i takojnë Sky do të duhet të paguajnë për t’iu qasur shërbimit, me pako të kanaleve që fillojnë prej 15 funte në muaj, e deri në 50 funte në muaj për të pasur të gjitha kanalet. Microsoft thekson se përdoruesit do të duhet të kenë një lidhje brezëgjerë me një shpejtësi prej së paku 2 MB/sek, për të shfrytëzuar sa më mirë Sky Player. Media Center ofrohet në secilin version të Windows 7, përveç versionit Starter Edition për netbook.

LEXO EDHE:  Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë së një startupi Amerikan

Lajmet e fundit>