Lajmet

25 vite më parë Gates kishte parashikuar videokonferencat

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2020
0
Javën e kaluar kryeredaktori i GeekWire i kujtoi Gates fjalët e tij në Samitin Virtual të GeekWire. 25 vite më parë Gates kishte parashikuar videokonferencat

25 vite më parë Bill Gates kishte parashikuar se video konferencat do të zëvendësonin takimet ballë për ballë. Tani ai parashikon se video konferencat do të përmirësohen akoma më tepër.

Ekranet në shtëpi do të bëhen më të mëdhenj dhe udhëzimet e biznesit nuk do të rikthehen në nivelin e para-Covid-it.

“Pajisjet e vogla të cilat përdorin kamera në kompjuter personale apo sete televizive do të mundësojnë takime dhe shpërndarje informacion me imazhe me cilësi më të madhe dhe çmime më të ulëta,” thoshte Gates në 1995 në librin e tij The Road Ahead.

Javën e kaluar kryeredaktori i GeekWire i kujtoi Gates fjalët e tij në Samitin Virtual të GeekWire. “Në 2-3 vitet e ardhshme do të bien udhëtimet e biznesit do të reduktohen me 50%,” tha Ai.

Mund të kemi arritur një program 12 vjeçar në një vit të vetëm tha Ai. Softuerët si Teams dhe Zoom do të përmirësohen në mënyrë dramatike tha Gates. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19