Blog

25 vjeçari thyen rekordin e transmetimeve në Twitch

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Prill 2021
Vetë Ninja përgëzoi 25 vjeçarin Ludwig për rekordin duke thënë se rekordet janë bërë për tu thyer. 25 vjeçari thyen rekordin e transmetimeve në Twitch

Shikuesit e panë atë duke ngrënë, luajtur e madje fjetur. Pas transmetoi për 31 ditë me radhë në Twitch, Ludwig Ahgren theu rekordin e uebsajtit për numrin më të lartë të abonentëve me pagesë.

Në momentin që shkruajmë ai ka 282,284 abonentë ndërsa numri vijon të rritet ndërsa rekordi i mëparshëm është vendosur nga Tyler “Ninja” Blevins me 269,154 abonentë.

Vetë Ninja përgëzoi 25 vjeçarin Ludwig për rekordin duke thënë se rekordet janë bërë për tu thyer.

Twitch ofron tre nivele abonimesh me pagesë dhe një pjesë e të ardhurave shkojnë për vetë krijuesit e përmbajtjeve. Nuk dihet sesa ka fituar Ludwig nga kjo.

Fillimisht ai tha se do të transmetonte për 24-48 orë por me rritjen e numrit të abonimeve ai shtyu edhe transmetimin live.

Në ditën e fundit të transmetimit ai dhuroi 5 dollarë për çdo abonim të ri për bamirësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  EA blen kompaninë pas lojës F1

Tags >

twitch