Analiza

25 vjet: Momentet më të zbehta të Windows

Publikuar , 20 Nëntor 2010
0
25 vjet: Momentet më të zbehta të Windows

Microsoft pranon dëshminë për falsifikime në favor të Windows në gjyq

Microsoft kishte qenë duke u ndjekur penalisht nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA për sjellje anti-konkurruese dhe për një sërë arsyesh prapa në vitin 1999. Departamenti i Drejtësisë pohoi se Microsoft ka përdorur fuqinë e monopolit për të shuar konkurrencën e shfletuesit të tij, Internet Explorer. Një nga mbrojtjet kryesore të Microsoft ishte pikërisht Internet Explorer, që ishte pjesë përbërëse e Windows, dhe nuk ishte e lehtë për t’u fshirë nga sistemi,  kështu që nuk kishte zgjidhje tjetër por shfletuesi të mbetej tek përdoruesit.

Për ta kryer qëllimin e tij, gjatë gjykimit Microsoft ka luajtur një demonstrim duke treguar se gjoja largimi i Internet Explorer nga Windows shkaktonte jostabilitet në sistem dhe ngadalësim. Ishte vetëm një problem me këtë mendim: Ajo kishte qenë e ndryshuar nga vetë Microsoft.

Pastaj, një javë më vonë, ndodhi përsëri një tentim i ngjashëm, rasti me një kasetë duke pretenduar që mënyra për ta instaluar Netscape Navigator ishte e lehtë në desktopët e Windows.

Windows ME

Nëse viti 1999 ka qenë një vit i keq për Windows, viti 2000 mund të ketë qenë edhe më i keq. Windows ME u lirua në shtator, 2000, dhe menjëherë pati kritika të rrepta nga shumë njerëz. Ajo kishte shumë bugs, e rrënuar nga problemet e instalimit, dhe ishte shumë jokompatibil me harduerin dhe softuerin. Shumë njerëz ende besojnë se sistemi u lirua vetëm për qëllime të marketingut për shkak se më pak se një vitë më vonë, Windows XP u lansua.

Windows Vista

Shumë njerëz e konsiderojnë Vista-n si sistemin operativ më të keq që Windows ka mund ta lansoj në gjithë historinë e saj. Sistemi ishte jo kompatibil me një numër të madh të harduerit dhe softuerit, dhe kishte një numër të madh të ankesave në lidhje me urinë e interfejsit të saj për resurset.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet rënia e numrit të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri

Padia e Windows Vista

Në shkurt të vitit 2008, dokumentet e turpshme të Microsoft u shfaqën në paditë kundër Vista. Gjykata pohoi se Microsoft kishte mashtruar konsumatorët në blerjen e kompjuterëve me XP duke shënuar “e aftë për Windows Vista”, edhe pse këta kompjuterë nuk arrinin të mbanin në sistemin e tyre shumë nga karakteristikat më të rëndësishme të Vista.

Dokumentet e lëshuara janë ndër momentet më të turpshme në historinë e Microsoft. Një nga punonjësit anonim shkroi një e-mail, “Edhe një copë e plehrës do të kualifikohet” të quhet e aftë për Windows Vista. Dhe në një mesazh tjetër, Mike Nash, i cili ishte një ekzekutiv i Microsoft në atë kohë, shkroi, “unë personalisht jam djegur…A jemi duke parë këtë nga shumë konsumatorë?…Unë tani kam një makinë 2100 dollarëshe të e-mailave./pcworld.al

Lajmet e fundit>