Analiza

25 vjetori i uebit: 15 % e përdoruesve të internetit mendojnë se ai ndikon negativisht në shoqëri

Publikuar , 28 Shkurt 2014
0
25 vjetori i uebit: 15 % e përdoruesve të internetit mendojnë se ai ndikon negativisht në shoqëri

internet-slide-100051420-galleryKëtë vit uebi feston ditëlindjen e tij të 25-të, megjithatë, jo të gjithë mund të kenë dëshirë ta festojnë. 15 % e përdoruesve të internetit janë shprehur në një sondazh të kryer nga Pew Research Center se ai nuk është i mirë për shoqërinë.

6 % e tyre janë shprehur se ai ndikon negativisht në ta personalisht. Sondazhi është kryer përmes 1000 telefonatave drejtuar të rriturve. Por cilat janë ato elemente që i shtyjnë njerëzit të mendojnë kështu? Kompania me zyra në Uashington shprehet se nuk i ka pyetur me detaje përdoruesit se përse mendojnë ashtu, megjithatë, bazuar në ato çka vërejtur gjatë viteve të fundit, ka një listë të shkurtër me konkluzione:

Presioni mes gjërave që kemi dhe nuk kemi është një prej tyre. Elemente të tjera janë bisedat vetëm me njerëz që mendojnë si ne, duke ngushtuar mundësitë për të pasur diskutime me të tjerët për të zhvilluar horizontin tonë në këtë aspekt, aftësia e internetit për të shpërndarë informacion të pasaktë, humbja e privatësisë dhe narcizmi. E mbi të gjitha, humbja e kontakteve të vërteta mes njerëzve është po ashtu një pikë tjetër që shumë njerëz e konsiderojnë negative.

Të mirat janë më shumë se të këqijat

Por le të tregohemi të sinqertë: 76 % e të anketuarve janë shprehur se interneti është diçka e mirë për shoqërinë. 90 % janë shprehur se është i mirë për ata personalisht. E megjithëse një pjesë e konsiderojnë si diçka jo të mirë, kjo nuk i pengon ata të mos e përdorin. Për shembull, në SHBA, interneti përdoret nga rreth 90 % e të rriturve, një shifër që ka pësuar rritje të dukshme nga 66 % që ishte në vitin 2005 dhe 14 % në vitin 1995.

LEXO EDHE:  Samsung konfirmon datën e Galaxy Fold 2

“World wide web” ose thjesht uebi siç e njohim të gjithë është vënë në punë nga Tim Berners-Lee në vitin 1989, i cili prezantoi konceptin e “distributed hypertext system”, i cili do të lidhte skedarët me njëri-tjetrin në një rrjet të madh. Fjala ueb ndryshon nga internet, pasi kjo e fundit është rrjeti në brendësi apo infrastruktura ku qëndron uebi. Interneti, dhe uebi i ndërtuar mbi të, ka ndryshuar ndjeshëm jetët e njerëzve, duke lehtësuar komunikimin dhe duke e bërë të disponueshëm informacionin për aksesim. Gjithsesi, vlerësimi i të mirës apo të keqes është diçka subjektive, pasi njerëzit e përdorin internetit për qëllime të ndryshme. (PCWorld Albanian)