Lajmet

3 mënyra të thjeshta për të përmirësuar shfletuesin tuaj

Publikuar , 21 Prill 2014
0
3 mënyra të thjeshta për të përmirësuar shfletuesin tuaj

1397679144-3-simple-ways-make-web-browser-extra-awesome-2Pavarësisht se cili është shfletuesi juaj i preferuar (Chrome, Firefox apo Internet Explorer), ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që mund të përmirësojnë eksperiencën tuaj në ueb dhe mund të thjeshtojnë jetën tuaj.

Pixlr http://pixlr.com/editor/ është një editor fototsh që do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja duke filluar nga ndryshimet e thjeshta si prerja e tyre apo shtimi i tekstit dhe deri tek aplikimi i efekteve apo klonimi i pjesëve të caktuara të fotos. Këto funksionalitete do të eliminojnë nevojën e një softueri të kushtueshëm. Në qoftë se nuk keni aspak eksperiencë në editimin e fotove atëherë mund të drejtoheni në YouTube ku ka me mijëra video udhëzuese https://www.youtube.com/results?search_query=pixlr .

Silencer: https://chrome.google.com/webstore/detail/silencer/liddmepmaofgllnbdbepbcgfgclcelno?utm_campaign=en&utm_source=en-ha-na-us-sk-ext&utm_medium=ha. Nëpërmjet këtij funksionaliteti shtesë do të keni mundësi të shmangni disa fjalë të caktuara nga furnizuesi i lajmeve në Twitter ose Facebook. Në rast nuk keni dëshirë të shihni përditësime të tilla që lidhen me një serial të caktuar apo publikime të Instagramit, atëherë kjo shtojcë është e duhura për ju. Silencer funksionon vetëm për twitter.com dhe facebook.com që do të thotë se shmangia e temave të caktuara mund të realizohet edhe nëpërmjet përdorimit të pajisjeve mobile.

Pocket: https://chrome.google.com/webstore/detail/pocket/mjcnijlhddpbdemagnpefmlkjdagkogk?utm_campaign=en&utm_source=en-ha-na-us-sk-ext&utm_medium=ha. Kjo shtojcë shërben për të ruajtur artikuj që dëshironi t’i lexoni më vonë. Pocket mund të përdoret në pajisjet mobile dhe në ato desktop. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë pa roaming vitin e ardhshëm

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>