Lajmet

3 Opsione praktike për produktivitetin tuaj në Google Chrome

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
3 Opsione praktike për produktivitetin tuaj në Google Chrome

Google Chrome disponon tre opsione jo fort të dukshme të cilat mund t’ju kursejnë kohë ose mund të përmirësojnë produktivitetin tuaj.

Other Devices

Një prej aftësive më të rëndësishme të Google Chrome është sinkronizimi. Ky i fundit nuk vlen vetëm për fjalëkalimet apo faqet e preferuara (bookmarks), por vlen edhe për faqet e ndryshme të hapura brenda një dritareje (tabs).

P.sh në qoftë se keni instaluar Chrome në kompjuter, smartfon edhe tablet ju mund të përdorni shfletuesin në desktop për të aksesuar të gjitha faqet e hapura në pajisjet e tjera. Për këtë mjafton të drejtoheni tek Settings -> Advanced Sync Settings -> Other Devices.

Recently Closed

Në krah të butonit Other Devices ndodhet butoni Recently Closed i cili përdoret për të aksesuar faqet e mbyllura së fundmi. Kjo vlen sidomos në ato raste kur mbyllja e faqeve ka ndodhur padashje.

Web Store

Në krah të butonit Recently Closed ndodhet edhe butoni Web Store që të drejton në dyqanin on line të Google Chrome. Kjo vlen për ata që nuk përfitojnë maksimalisht nga libraria e pasur e aplikacioneve në ueb. (PCWorld Albanian)

google chrome overlooked

LEXO EDHE:  Çfarë u kërkua më së shumti në Google në 2018-ën?

Lajmet e fundit>