Lajmet

30 vende të botës bashkojnë forcat për të luftuar ransomware

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Tetor 2021
Përveçse të provojmë informacionin rreth ransomware, iniciativa do të përmirësojë mekanizmat në funksion për tu përgjigjur sulmeve të tilla me efektivitet më të lartë. 30 vende të botës bashkojnë forcat për të luftuar ransomware

Përfaqësuesit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe 30 vende të tjera të botës u dakorduan për të luftuar rrezikun e ransomware i cili po godet rëndë sistemet financiare në atë masë sa të konsiderohet një kërcënim serioz për sigurinë globale me pasoja të rënda ekonomike.

Përpjekjet e përbashkëta pritet të përmirësojnë sigurinë e rrjeteve duke aplikuar disa prej praktikave më të mira të sigurisë me fjalëkalime të fuqishme, verifikimi me dy faktorë, ruajtje të dhënash offline, përditësime softueri dhe trajnime për të parandaluar aksesimin e përmbajtjeve të dyshimta.

Përveçse të provojmë informacionin rreth ransomware, iniciativa do të përmirësojë mekanizmat në funksion për tu përgjigjur sulmeve të tilla me efektivitet më të lartë.

Përfaqësues të Australisë, Brazilit, Bullgarisë, Kanadasë, Republikës Çeke, Republikës Domenikane, Estonisë, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë, Indisë, Irlandës, Izraelit, Italisë, Japonisë, Kenias, Lituanisë, Meksikës, Holandës, Zelandës së Re, Nigerisë, Polonisë, Koresë së Jugut, Rumanisë, Singaporit, Afrikës së Jugut, Suedisë, Zvicrës, Ukrainës, Emirateve, Britanisë dhe SHBA morën pjesë.

Ata që munguan ishin zyrtarë të Kinës dhe Rusisë. Përgjigja mbarë botërore po vjen pasi në dy vitet e fundit janë paguar 500 milionë dollarë ndaj hakerëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sulmet me ransomware u rritën me 485% në 2020