Analiza

300,000 përditësime statusi çdo minutë në Facebook!

Publikuar , 09 Tetor 2011
0
300,000 përditësime statusi çdo minutë në Facebook!

Kompania Popcorn ka shfaqur një info-grafikë në blogun e saj duke detajuar veprimet që ndodhi përgjatë gjigantit social çdo 60 sekonda. Me më shumë se 800 milion përdorues në Facebook, mbi gjysmë milion komente postohen në Facebook çdo minutë të vetme. Mbi 290,000 përditësime të statusit janë të postuara në profile dhe pothuajse 140,000 fotografi ngarkohen çdo minutë. 

Në këtë shkallë, do të duhej vetëm 15 minuta fotografi të ngarkuara në Facebook që të barazohen me numrin e fotografive që ruhen në arkivën publike të fotografive në Nju Jork. Është e qartë se audienca e Facebook nuk e ka problem të krijoj një sasi të jashtëzakonshme të përmbajtjeve për gjiganti social.

Rivalët si Twitter, merren me 120,000 cicërima në minutë. Megjithatë, Twitter ka vetëm një pjesë të këtyre cicërimave të përcjella me fotografi përmes shërbimeve të palëve të treta, pothuajse një përqind e të gjitha fotografive të ngarkuara në Facebook. Shërbime si Flickr shohin rreth 3,500 fotografi të ngarkuara çdo minutë dhe Instagram sheh rreth 1,500 fotografi të ngarkuara çdo sekondë. Tek shërbimet me bazë në lokacion si FourSquare, përdoruesit check-in në rreth 2,000 lokacione çdo minutë. Tumblr përjeton 1,000 postime për minutë dhe 300 reblog. Në fund, përdoruesit e faqes për rishikime Yelp pranojnë rreth 20 rishikime të reja çdo minutë si shtesë ndaj 120 fotografive të reja çdo orë. Ndërsa ajo që nuk është përfshirë në info-grafkë është fakti se përdoruesit e video shërbimit YouTube ngarkojnë rreth 48 orë video material çdo minutë.

Ndryshimet e fundit në Facebook duket se do të rrisin edhe më tej shkallën e postimeve në Facebook, duke u nisur prej faktit se shërbime si Spotify do të postojnë në mënyrë automatike atë që përdoruesit janë duke dëgjuar për momentin./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

Lajmet e fundit>