Në konferencën Ignite të Microsoft që po mbahet në Orlando të Floridas, kompania tha se shërbimi i ri Microsoft Teams po përdoret nga 329,000 organizata në mbarë botën.
Kjo është një rritje me 129 mijë krahasuar me statiitkën e muajit Mars. Sakaq për të njëjtën periudhë vitin e kaluar, Microsoft Team shfrytëzohej nga 125,000 organizata.
Ajo që kompania mban të fshehtë është numri i saktë i përdoruesve dhe është e pamundur të bëjmë një krahasim me rivalët.
Microsoft Teams është pjesë e Office 365 e cila ka 120 milion përdorues biznesi.
Rivali kryesor i kompanisë Google lançoi Hangouts Chat në Shkurt kur G Suite kishte 4 milion përdorues biznesi. Google mban të fshehtë numrin e organizatave.
Facebook thotë se 30,000 biznese përdorin shërbimin Workplace, një statistikë kjo e Tetorit të vitit të kaluar.
Ndërsa lideri i tregu, Slack, ka 8 milion përdorues aktivë në ditë dhe 3 milion prej tyre janë me pagesë.
Dy muaj më parë Microsoft lançoi një version falas të Teams. /PCWorld Albanian