Blog

35 vite më parë u krye thirrja e parë nga një telefon celular

Oct 15 2018
0 Shpërndarje
Gjeneratat e ardhshme të rrjeteve celulare sollën risi që sot i shijojmë. 2G erdhi në 1991 me mundësinë për të dërguar tekste SMS, 3G në 1998-ën bëri që telefonët mund të dërgonin dhe të merrnin të dhëna nga internetin ndërsa 4G solli shpejtësinë që kishim nevojë. 35 vite më parë u krye thirrja e parë nga një telefon celular

Sipas të dhënave të GSMA në botë sot ka 5 miliardë përdorues të një telefoni celular apo smartphoni dhe na duket sikur kemi një përjetësi që i përdorim.

Në të vërtetë infrastruktura që vë në funksion telefonët tanë ka filluar vetëm 35 vjet përpara kur Ameritech, sot pjesë e gjiganti Amerikan të telekomunikacionit AT&T.

Kompania lançoi 1G, rrjetin e parë celular komercial në botë.

Ky rrjet i quajtur Advanced Mobile Phone System hyri online më 13 Tetor 1983 në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Një vit më pas operatori Britanik Vodafone kreu telefonatën e parë ndërsa operatori Izraelit Pelephone bëri të njëjtën gjë në 1986-ën.

Gjeneratat e ardhshme të rrjeteve celulare sollën risi që sot i shijojmë. 2G erdhi në 1991 me mundësinë për të dërguar tekste SMS, 3G në 1998-ën bëri që telefonët mund të dërgonin dhe të merrnin të dhëna nga internetin ndërsa 4G solli shpejtësinë që kishim nevojë.

Teknologjitë e reja si LTE mund të përballojnë sasi të mëdha të dhënash. Sakaq 2019-ta pritet të jetë viti i lançimit të rrjeteve të para 5G. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>