Softuer

35 GB argëtim me God of War III

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
35 GB argëtim me God of War III

Drejtori i Teknologjisë pranë Santa Monica Studios Tim Moss shkroi në Twitter titulli ekskluziv për PS3 do të jetë një “magji prej 35 GB. Falë madhështisë së Blu-ray Dual Layer”. God of War III është veçse një lojë shumë e popullarizuar pasi që për të thuhet se është loja teknologjikisht më ambicioze deri më sot për PS3.

Pjesa e tretë e serisë fantastike të lojës pritet që të paraqitet në Amerikën Veriore më 16 mas dhe Sony është duke u përgatitur me të gjitha kapacitet e plota. Asnjë herë më parë një botues i lojërave nuk është mburrur rreth madhësisë së një loje të vendosur në një disk. Megjithëse çdo lojë e bazuar në disk në PS3 ofrohet në Blu-ray, shumica prej tyre as që i afrohen limiteve të kapacitetit të diskut prej 50 GB (Blu-ray Dual Layer zë 100 GB).

Natyrisht mund të thuhet se është një prej titujve më të pritur për këtë vit, God of War III shënon edhe momentin kur ky titull bënë kalimin prej PS2 në PS3. Adhuruesit kanë pritur për këtë lojë qysh prej se është lansuar zyrtarisht në vitin 2008.

LEXO EDHE:  Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Lajmet e fundit>