Analiza

35 orë video material ngarkohet çdo minutë në YouTube

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
35 orë video material ngarkohet çdo minutë në YouTube

Tetë muaj më vonë, YouTube ka bërë të ditur se tani ka 35 orë video ngarkime në minutë. “Kjo do të thotë 2,100 orë video të ngarkuara çdo 60 minuta, apo 54,000 orë të ngarkuara në YouTube çdo ditë” thekson YouTube. “Nëse ne do të kishim matur këtë në terme të filmave (duke supozuar se një film Hollywod-i është rreth 120 minuta i gjatë), 35 orë në minutë është një ekuivalent prej 176,000 filma me gjatësi të plotë që Hollywood shpalos çdo javë. Një mënyrë tjetër për të shikuar këtë është: nëse tre rrjete madhore amerikane do të kishin transmetuar 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit për 60 vitet e fundit, ato ende nuk do të ishin në gjendje të transmetojnë aq sa po ngarkohet në YouTube çdo 30 ditë”.

Në fakt, video ngarkimet në YouTube kanë arritur të dyfishohen gjatë dy viteve të fundit, dhe sipas zyrtarëve të kësaj kompani thuhet se faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë janë rritja e limit të madhësisë si dhe depërtimi i celularëve të mençur me kamera të fuqishme dhe veçori të shumta. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>