Analiza

36 % e përdoruesve amerikanë pranojnë se mallkojnë dhe godasin shpesh kompjuterët e tyre

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
36 % e përdoruesve amerikanë pranojnë se mallkojnë dhe godasin shpesh kompjuterët e tyre

Kompjuterët tashmë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së njeriut prandaj edhe trajtimi me kujdes i tyre është i rëndësishëm.

Në lidhje me këtë është realizuar një anketë në Amerikë për të zbuluar se sa përdorues “abuzojnë” me kompjuterët e tyre.

Gjithashtu u analizuan të gjitha llojet e metodave të abuzimit. Me siguri do të habiteni kur të zbuloni se në fakt vetëm 36% e përdoruesve kanë pranuar se bërtasin, mallkojnë ose godasin kompjuterin gjatë mosfunksionimit të tij ashtu si duhet.

Të anketuarit janë përgjigjur se kjo gjë shkaktohej në të shumtën e rasteve nga mërzitja ose ndjesia se nuk mund të bënin më asgjë për të ndrequr problemin. Ka dhe nga ata përdorues (rreth 12 %) të cilët pranojnë se gjithçka ishte shkaktuar për faj të tyre dhe jo të kompjuterit.

Duke u nisur nga ky studim, Crucial.com ka lançuar një konkurs për të kurorëzuar mallkimin më të fuqishëm që mund t’i jetë bërë kompjuterit ndonjëherë.

Për t’u përfshirë në këtë konkurs të çuditshëm konkurruesit duhet të dërgojnë një video 30 sekonda ku demonstrojnë reagimin e tyre kur nxehen me kompjuterin. Ky është linku ku mund të dërgohet videoja. Fituesi përfton një shumë prej 5000 $. A do të rrezikonit duke përplasur Samsung-un tuaj për një shumë të tillë? (PCWorld Albanian)

analiz per pc

LEXO EDHE:  Kush është loja e cila po rivalizon suksesin e Fortnite

Tags >

pc
Lajmet e fundit>