Siguri

3 sllovenë nën hetime për një virus të rrezikshëm kompjuterik

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
3 sllovenë nën hetime për një virus të rrezikshëm kompjuterik

Kanali i lajmeve online 24ur ka raportuar se dy burra dhe një grua dyshohet se kanë krijuar një virus që ka infektuar më shumë se 13 milion kompjuterë dhe si i tillë ky virus tenton të mbledh informata për kartela kreditore, fjalëkalime dhe detaje për llogari bankare ndërkombëtare.

Policia nuk ka konfirmuar detajet për raportin por ka theksuar se “Policia Sllovene në bashkëpunim me FBI-në janë duke hetuar veprime të dyshimta për krime kompjuterike”.

Autoritetet kanë kërkuar një numër të shtëpive në qytetin e Mariborit të Sllovenisë, ku kanë studiuar të dyshuarit dhe kanë konfiskuar një “numër të madh” të kompjtuerëve personal, kanë bërë të diturë zyrtarë policor.

24ur ka raportuar se tre ish studentët kanë shitur virusin tek hakerët Spanjoll të cilët më pas e kanë shpërndarë atë përmes internetit. 24ur ka theksuar se është një prej viruseve më të rrezikshme në botë, duke cituar burime të paidentifikuara.

“Më shumë se 13 milion kompjtuer të infektuar anembanë botës, dhe këtu përfshihen edhe 750 të kompanive amerikane dhe të së paku 40 bankave nga ky shtet” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Fshihen mijëra faqe të hostuara në rrjetin e zi

Lajmet e fundit>