Harduer

3D shpenzon përgjysmë më shumë se 2D

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
3D shpenzon përgjysmë më shumë se 2D

Cnet ka monitoruar vat-ët e përdorur nga katër 3D TV modele të ndryshme ka studiuar mënyrën sesi ata ndryshojnë në konsumim të energjisë, kur kalojnë mes përmbajtjeve 2D dhe 3D.

Dy modelet plazam Panasonic kanë pasur një rritje dramatike në shpenzim të elektricitetit, kurse modeli Samsung LED 3D TV gjithashtu pësoi një rritje të konsumit prej 22 %. Megjithatë, çuditërisht modeli Sony LED 3D TV filloi të kursej më shumë energji kur kaloi në modusin 3D.

Panasonic TC-P50VT25 50-inç ka përdorur 160.91 vat në 2D dhe 260.53 vat në 3D, që është një rritje prej 38.24 për qind.

Panasonic TC-P65VT25 65- inç ka përdorur 176.84 vat në 2D dhe 354.71 vat në 3D, që është një rritje prej 50.15 për qind.

Samsung UN55C8000 55-inç ka përdorur 118.73 vat në 2D dhe 152.89 wat në 3D, duke shënuar një rritje prej 22.34 për qind.

I çuditshmi ishte Sony XBR-HX909 LED TV, që ka përdorur më pak energji sesa të gjithë të tjerët e futur në konkurrencë në çfarëdo modusi 2D apo 3D, dhe ka pasur një konsumim prej 106.66 vat në modusin 2D dhe 104.65 vat në 3D, duke shënuar një rënie prej 1.92 për qind.

Cnet nuk ka theksuar me siguri atë se çfarë ka shkaktuar ndryshimin në energji, por ka supoozuar se kjo ka të bëjë me bardhësinë shtesë që kërkohet për të shfaqur një imazh 3D. Kjo ishte vënë në dukje më së miri me modelet e Panasonic, kurse tek Sony duket se modeli pësoi një zbehje të lehtë kur kaloi në 3D.

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft po punon me një telefon me ekran që paloset

Lajmet e fundit>