Softuer

3D Blu-ray dhe YouTube së shpejti në PS3

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
3D Blu-ray dhe YouTube së shpejti në PS3

Padyshim që Sony është një kompani që kur para vetës ka një ide ajo i përvishet punës deri në fund për të realizuar atë ide. Lëvizja drejt teknologjisë 3D po vazhdon dhe këtë e ka bërë të ditur edhe vet Sony gjatë ditës së sotme kur ka bërë të ditur se do të sjellë disa përditësime që do të mundësojnë që pronarët e Playstation 3 të shikojnë filma 3D Blu-ray, 3D YouTube dhe të shikojnë filma 3D.

Joystiq është duke raportuar se një bashkësi e re e përditësimeve pritet që shumë shpejtë të paraqiten për PS3, në mënyrë që të vazhdojë edhe më tej përkrahja për tregun 3D.

Përditësimi i parë i firmware do të sjellë përkrahje për filma 3D Blu-ray dhe sipas të gjitha gjasave do të ofrohet përmes Playstation Network me 12 shtator të këtij viti. Përditësimi YouTube do të paraqitet brenda 12 muajve të ardhshëm dhe përkrahja për fotografi 3D pritet më vonë gjatë këtij viti. Sony së fundi gjithashtu ka shpalosur një palë aparate 3D digjitale për imazhe dhe në anën tjetër linja televizive 3D TV e Sony po vazhdon të shënojë rritje.

Microsoft pritet që të paraqes të njëjtin entuziasëm për këtë teknologji, dhe sipas të gjitha gjasave diçka të tillë do të ketë edhe për Xbox 360. Nintendo së shpejti do të paraqes 3DS, që është një konzolë 3D e dorës, por në anën tjetër kufizimet harduerike të Wii e bëjnë të pamundur luajtjen 3D.

LEXO EDHE:  Mozilla zëvendëson Firefox me Fenix në Android

Lajmet e fundit>