Lajmet

4.5 milionë smartfonë kanë humbur ose janë vjedhur në SHBA gjatë 2013-s

Publikuar , 19 Prill 2014
0
4.5 milionë smartfonë kanë humbur ose janë vjedhur në SHBA gjatë 2013-s

GERMANY-INDUSTRY-FAIR-HANOVERNjë raport i publikuar gjatë ditës së enjte nxori në pah se 4.5 milionë smartfonë humbën ose u vodhën vetëm gjatë vitit 2013 në SHBA, një shifër më e lartë se 2.8 milionë në vitin 2012. Vjedhjet ishin ato që zinin pjesën më të madhe sipas State of the Net Survey që zhvillohet çdo vit nga Consumer Reports. Organizata, e cila teston produkte, u shpreh se shifrat e pajisjeve të vjedhura u dyfishuan, nga 1.6 milionë në 2012-n në 3.1 milionë në 2013-n.

Numri i pajisjeve të vjedhura u rrit nga 1.2 milionë në 2012-n në 1.4 milionë në 2013-n. Mbi 3100 të rritur morën pjesë në sondazhin e Consumer Reports. “Sondazhi ynë zbuloi se shifrat e pajisjeve që po vidhen ose që humbasin është në rritje dhe shumë prej përdoruesve të smartfonëve po rrezikojnë të dhënat e tyre duke mos marrë masa paraprake për mbrojtjen e tyre,” u shpreh Glenn Derene, redaktor në Consumer Reports.

Firma sugjeron që masa minimale që mund të merrni është përdorimi i një kodi katër shifror për ta kyçur smartfonin. Sondazhi publikohet vetëm pak kohë pasi disa prej kompanive më të mëdha prodhuese dhe operatorët telefonikë u shprehën se po marrin seriozisht masa për zhvillimin e mjeteve kundër vjedhjes duke filluar nga korriku 2015 në SHBA. Përpjekjet janë mbështetur edhe nga Apple, Samsung, Google, Microsoft etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Regjistër i mediave për luftimin e lajmeve të rreme

Lajmet e fundit>