Lajmet

4 aplikacione nga Samsung që çdo përdorues i smartfonëve Android duhet ti shkarkojë

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Maj 2022
4 aplikacione nga Samsung që çdo përdorues i smartfonëve Android duhet ti shkarkojë

Edhe pse Samsung është një kompani hardueri, investimet e vazhdueshme në softuer përgjatë viteve të fundit i kanë bërë aplikacionet dhe shërbimet e saj një alternativë për tu pasur në konsideratë kundrejt më të mirëve të industrisë.

Edhe pse disa aplikacione janë ekskluzivisht për smartfonët Galaxy, disa të tjerë janë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android. Në këtë guidë do të shikojmë 5 aplikacionet Samsung që çdo përdorues Android duhet ti shkarkojë.

  1. Samsung Internet

Është padyshim një prej më të mirëve, në mos shfletuesi më i mirë në Android. Disa prej funksionaliteteve ku Samsung Internet shkëlqen janë “Toolbar” për veprime të shpejta ose shfletim në internet me një dorë, fushë adrese që mund të përshtatet duke e vendosur në krye ose fund të ndërfaqes, një panel privatësie ku përdoruesit shohin një përmbledhje të gjurmuesve të bllokuar, një “Secret Mode” që është një version më i fuqishëm i “Ingocnito Mode” dhe një “Video Assistant” që është një luajtës videosh me kontrolle përmes gjesteve.

Shfletuesi vjen i instaluar në pajisjet Galaxy por të tjerët mund ta shkarkojnë.

  1. Samsung Smart Switch

Një prej bezdive më të mëdha të një përdoruesi smartfoni është transferimi i të dhënave. Edhe pse ekzistojnë një mori aplikacionesh që kryejnë këtë funksion, shumica janë të ngadaltë dhe plot probleme.

Samsung Smart Switch është aplikacioni ynë i preferuar për transferimin e të dhënave në Android. Është i shpejtë, qëndrueshëm dhe ndërfaqe të thjeshtë. Gjatë transferimit cilësia e videove dhe imazhe duhet ndërsa ky proces mund të kryhet me teknologjinë wireless ose me kabëll USB.

  1. Samsung Health
LEXO EDHE:  Emri i koduar i Android 13 do të jetë një ëmbëlsirë Italiane

Është një aplikacion fitnesi që regjistron aktivitetin tuaj nga ushtrimet fizike, tek gjumi apo marrja e kalorive. Është aplikacioni kryesor në orët Galaxy dhe vjen me disa funksionalitete që ju ndihmojnë të menaxhoni shëndetin tuaj më mirë me një progres të paraqitur në mënyrë grafike.

Mund të vendosni objektiva, të sfidoni miqtë e madje të merrni pjesë në sfidën globale të fitnesit.

  1. Samsung SmartThings

Është një aplikacion qendror i automatizimit të shtëpisë me të cilin mund të sinkronizoni, kontrolloni dhe monitoroni pajisjet tuaja inteligjente në shtëpi. Mund ta përdorni për të automatizuar dritat, ndryshuar temperaturën, kyçur apo hapur dyert, fikur prizat elektrike, kontrolluar elektroshtëpiaket, monitoruar kamerat dhe gjurmuar konsumin e energjisë.

Nuk është e nevojshme të keni pajisje inteligjente të prodhuara nga Samsung për të përdorur aplikacionin Smart Things.

Shumë aplikacionet Samsung janë të nënvlerësuara për funksionalitetet që ofrojnë. Nëse po kërkoni një shfletues të ri, një aplikacion fitnesi, Samsung ka bërë një punë të shkëlqyer për një kompani hardueri. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung