Analiza

4 arsye për të zëvendësuar Gmail me Outlook.com

Publikuar , 05 Gusht 2012
0
4 arsye për të zëvendësuar Gmail me Outlook.com

Microsoft tani ka një konkurrent shumë të fortë, Gmail. Para se të thoni “i’u deshën vetëm 8 vjet”, kini parasysh se Gmail është pak a shumë i njëjti produkt që Google lansoi në 2004, por me disa modifikime dhe ndërfaqe të përmirësuara.

Microsoft kishte në plan të fuste disa gjëra të reja në Ueb mailin e vet, dhe me sa duket i’a arriti qëllimit. Të martën, kompania prezantoi Outlook.com, i cili është pasardhësi i Hotmail si dhe gjithashtu një zhvillim i mëtejshëm i Ueb mail për individë që merren me biznesin.

Bazuar në atë çfarë kemi parë deri tani, ekzistojnë katër arsye profesionale për të hequr dorë nga Gmail për Outlook.com

1. Dosje automatike

Azhurnimi me i ri në Outlook.com është ajo që quhet “dosje automatike”. Sistemi tenton me zgjuarsi të përzgjedhë e-mailat tuaj duke krijuar dosje virtuale për gjëra të zakonshme si lajmërime nga Facebook dhe Twitter, apo e-maila tjerë përsëritës që groposin ato që janë të rëndësishme dhe që duhet t’u kthesh përgjigje. Natyrisht, përderisa ky funksion vihet në punë nga një algoritëm, mund të ketë disa alarme false të cilat do të duhet t’i rregulloni vetë. Microsoft ka vendosur gjithashtu disa rregulla të quajtura inbox rules në Outlook.com

Në blogun e tij, Chris Jones i Microsoft, shkruajti për këtë funksion “Outlook.com përzgjedh automatikisht e-mailat tuaj dhe i rendit ato sipas llojit të tyre si nga kontaktet, gazetat, dërgesat me postë, si dhe azhurnimet sociale, dhe me rregullat e reja ju mund të shtoni apo t’i hiqni këto rregulla vetëm me disa klikime.” Një karakteristikë tjetër menaxhimi është ajo e të vendosurit mausin sipër një e-maili dhe të dalin opsionet për fshierje apo të sinjalizuarit spam.

LEXO EDHE:  Qendra Laboratorike ICTSlab organizon për fëmijët 7-14 vjeç ICT Summer Bootcamp

2. Eksperiencë nga pajisjet mobile

Përmirësimi më i mirë që Microsoft ka bërë në shërbimi Ueb mail në 2012 është ajo në fushën e pajisjeve mobile. “Mënyra se si njërëzit e përdorin mailin në pajisjet e tyre celulare është pak më ndryshe,” tha Brian Hall, menaxher i Windows Live dhe Internet Explorer. “Ata nuk bëjnë shumë menaxhim të e-mailit. Me këtë mendim në kokë, Microsoft përdori një funksion me dosje automatike për të ndihmuar në organizimin e inbox në mënyrë të tillë që të punoj me çdo lloj desktopi apo klienti me e-mail mobil.

“Shumica e përdoruesve të tabletëve dhe telefonëve përdorin shërbimin e integruar për e-mail të pajisjes. Në këto momente duhet të sigurohemi që shërbimi ynë funskionon me inboxin e tyre. Është një model tjetër nga ai i Google që krijon klientë të rinj për çdo pajisje të ndryshme.” tha Hall. Ai gjithashtu tha se Microsoft është i përqendruar në shërbimin për të ofruar një ekperiencë të shkëlqyer në celularë. Nga ana tjetër ai tha se janë duke punuar për një aplikacion për Android, sepse “pajisjet Android kanë më pak gjasa për të patur një klient Exchange ActiveSync.”

3.Mbrojtja e privatësisë

Një nga pjesët më të këqija që ka pasur Gmail ka qenë privatësia. Ajo përdor informacionin personal të e-mailave për të vendosur reklama të ndryshme . Ky është çmimi që paguan për një shërbim falas me sasi të pakufizuar hapësire. Për shembull, nëqoftëse jeni duke biseduar me partnetin tuaj për të shkuar me pushime në një resort në mal, Gmail ju nxjerr reklama të resorteve të ndryshme në botë. Edhe pse në shumicën e rasteve këto reklama janë jo keqdashëse dhe nganjëherë të dobishme, ato i trembin pjesën më të madhe të njerëzve dhe kuptojnë se Google “lexon e-mailet e tyre”. Kjo mund të jetë e vërtetë për ata që shkëmbejnë informacione biznesi me materiale të dobishme.

LEXO EDHE:  Një softuer është shkaktari i rrëzimit të dy Boeing 737 Max

Për ta përmbledhur, Microsoft premton se Outlook.com nuk do të kryejë të njëjtën gjë me inboxin e tyre, edhe pse ofron të njejtin shërbim falas me hapësirë të pakufizuar. “Ne nuk i skanojmë e-mailat tuaja ose materialet që janë të bashkëngjitura, për t’jua shitur këtë informacion kompanive tjera që bëjnë reklama, në të njëjtën mënyrë si nuk shfaqim reklama fare në bisedat personale.” tha Jones.

Kjo nuk do të thotë që Outlook nuk do të ketë reklama. Ka një kolonë me reklama në pjesën e djathë të pamjes fillestare. Por nuk ka kurrsesi reklama në bashkëbisedime personale. Së fundmi reklamat do të jenë të bazuara në ato se çfarë Microsoft di për ju nga informacionet e përgjithsme kur regjistroheni, dhe jo nga përmbajtja e porosive.

4.Integrim në rrjetet sociale

Një nga funskionet që ka pasur Gmail ka qenë Rapportive, e cila e mbushë shtyllën e djathtë me informacione të kontakteve. Këto informacione merren nga Linkedln, Twitter dhe Facebook. Microsoft e ka marrë këtë funksion dhe e ka transferuar direkt në Outlook.com duke e mbushur pjesën e djathtë të ekranit me të njëjtin informacion për rrjetet sociale, por duke e paraqitur atë në mënyrë më të thjeshtë, më të pastër dhe që i ngjason stilit Metro UI. Gjithsesi Outlook.com nuk tregon aq shumë të dhëna sa Rapportive.

Microsoft e ka çuar integrimin social një hap më tej, ku përveç mundësisë së posedimit të informacioneve, mund të shikoni edhe azhurnime të gjendjeve të tyre, p.sh. një lajmërim që është shkruajtur në murin e Facebook, apo një cicërimë që shtë bërë në Twitter.

Përfundimi

Hall tha se Microsoft ishte përqëndruar në shumë pika në Outlook.com: “UI e pastër, dizajn për tabletë dhe për të gjitha pajisjet, e lidhur me shërbime që përdorni (Twitter, Facebook, Linkedln), punon shumë mirë me Micosoft Office dhe SkyDrive, dhe vë në pamje të parë privatësinë tuaj.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gmail arrin në 1.5 miliardë përdorues

Lajmet e fundit>