Blog

4 gjëra që nuk dini për Amazon

Mar 12 2018
0 Shpërndarje
Mendoni se dini gjithçka që duhet të dini për super dyqanin online? 4 gjëra që nuk dini për Amazon

Mendoni se dini gjithçka që duhet të dini për super dyqanin online? Mendohuni përsëri. Këto janë katër gjërat për Amazon që ndoshta nuk i dini :

Ju mund të rimbursoheni pas blerjes (ndoshta)

Para disa kohësh, Amazon ofronte rimbursim të çmimeve: Nëse çmimi i një produkti bie pasi e keni blerë atë, mund të merrni një rimbursim për ndryshimin. Për fat të keq, kjo politikë është ndërprerë. Por nuk do të thotë që ende nuk mund të merrni rimbursim të çmimeve. Është krejtësisht e mundur – ndoshta, madje karta juaj e kreditit mund të ofrojë një përfitim të tillë.

Ajo c’ka duhet bërë, është lidhja e kartës që përdorni, për blerjet e Amazon. Prej atje, Swift do të gjurmojë blerjet tuaja dhe do t’ju njoftojë për çdo rënie të çmimeve.  

Amazon nuk ka gjithmonë çmimet më të ulta

Është e vërtetë: Amazon mund të jetë burimi juaj i duhur, por kjo nuk garanton se ka çmimet më të ulta.

Për më tepër, ajo nuk ofron përputhshmëri në çmim , kështu që nëse ju gjeni një marrëveshje më të mirë diku tjetër … merrni atë! Shpesh ndodh që të njëjtin artikull ta gjeni me çmime të ndryshme në vende të ndryshme.  

“Fake review”ekzistojnë ende.

Mos besoni gjithçka që lexoni. Realiteti është se vlerësimet janë ende të shfrenuara në këtë faqe interneti dhe mund të keq informojnë blerjet tuaja. Për përgjigje, shikoni në Amazon rivlerësimin e siteve Fakespot dhe ReviewMeta. Ata analizojnë kritikat dhe kërkojnë për vlerësuesit  e dyshimtë (fake review).

Transporti 2-ditor nuk nënkupton gjithmonë dërgimin 2-ditor.

Një nga përfitimet më të mëdha të të gjitha kohërave që ofrohet nga Amazon është dërgesa dy ditore falas, apo jo? E drejtë – atëherë pse artikujt nganjëherë marrin tri, katër ose më shumë ditë për të arritur?

Amazon nuk garanton që porosia juaj do të mbërrijë dy ditë pasi ta kryeni atë, ajo garanton se do të mbërrijë dy ditë pasi të jetë nisur. Nëse ka inventar të kufizuar ose ndonjë çështje tjetër, mund të duhet një ose dy ditë para se një artikull të largohet nga depoja.Dhe mos harroni: Moti i keq mund të ngadalësojë të gjithë ato kamionë dhe aeroplanë shpërndarës. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>