Lajmet

40% e investitorëve të bitcoin janë me humbje

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Maj 2022
Vetëm në muajin e fundit 15.5% e portofolëve bitcoin ishin me humbje ndërsa kriptomonedha më popullore në botë ra në 31 mijë dollarë. 40% e investitorëve të bitcoin janë me humbje

Bitcoin ka humbur 55% të vlerës rekord të arritur në Nëntor të vitit të kaluar dhe 40% e atyre që kanë bitcoin në pronësi tashmë janë në gjendje jo të mirë me investimet e tyre sipas Glassnode.

Përqindja është akoma më e lartë për blerësit afatshkurtër të bitcoin të cilët investuan në 6 muajt e fundit.

Vetëm në muajin e fundit 15.5% e portofolëve bitcoin ishin me humbje ndërsa kriptomonedha më popullore në botë ra në 31 mijë dollarë.

Analistët e Glassnode vunë re një fluks transaksionet urgjente nisur nga një shitje masive nga investitorë të cilët paguan më shumë për blerjen e kriptomonedhës.

Gjatë shitjes së javës së kaluar, afro 3.15 miliardë dollarë në vlerë u tërhoqën apo depozituan në bursa, sasia më e madhe që prej rekordit të Nëntorit 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla mund të pranojë përsëri pagesat në Bitcoin