Vëzhgim

40 vite që kur u dërgua emaili i parë

Publikuar , 09 Tetor 2011
0
40 vite që kur u dërgua emaili i parë

Në fund të viteve 1960-ta, i diplomuari në MIT, Ray Tomlinson, ishte duke punuar në ndërmarrjen hulumtuese dhe zhvilluesve Bolt, Beranek and Newman. Puna e tij përfshinte ndikimin në teknologjitë që kishin të bënin me rrjetin ushtarak komunikativ ARPANET që ishte forma më e hershme e internetit. Kjo përfshinte një bartje të një skedari për kompjuterët kryesorë.

Me këtë përvojë të bartjes së skedarëve, Tomlinson ishte caktuar për të ndryshuar një program të quajtur SNDMSG, i cili mundësonte dërgimin e porosive në mes të përdoruesve të ndryshëm të të njëjtit kompjuter – kjo ishte në ditë të kur kompjuterët ishin mjaft të shtrenjtë dhe idea që një person që ka një kompjuter për ta ishte jopraktike. Detyra e tij ishte që të mundësonte dërgimin e porosive në mes të dy kompjuterëve dhe  këtë ai e arriti në tetor të vitit 1971.

Ashtu siç trewgoi Tomlinson për Times në vitin 2008, atij nuk i kujtohet se çfarë thoshte emaili i parë, por dihet që porosia ishte bartur në mes të dy kompjuterëve që ishin një metër larg. Një hap i vogël për një porosi, një hap madhështor për njerëzimin.

Përveç shpikjes së emailit, Tomlinson është njeriu i cili e përdori edhe simbolin “@”. Ai e krijoi rregullin për email “adresën” që të identifikohet pranuesi dhe kompjuteri ose rrjeti që ata ishin duke e përdorur. Për t’i ndarë këto dy pjesë të informacionit, ai zgjodhi “@”. Tomlinson për Times ka treguar që “Ai (simbol) përcolli një ndjesi të vendit, që u duk se po përshtatet.”

Rritja e emailit

Përdorimi i emailit në ARPANET u ngrit pas këtij dërgimi të parë në vitin 1971, por nuk emaili nuk ishte pranuar në një shkallë të madhe deri në vitet 1990, kur lindja e World Wide Web i drejtoi përdoruesit drejt përqafimit me internetin. Në fund të këtij dhjetëvjeçari, emaili ishte bërë një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës punëtore në shumë zyre në mbarë botën.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Në vitin 2001, Shkolla e Sistemeve dhe Menaxhmentit të Informacionit në Universitetin e Kalifornisë Berkley raportoi që rreth 31 miliardë emaila të përditshëm ishin dërguar. Në vitin 2008, ky numër është rritur në 170 miliardë gjatë çdo dite, në një vlerë prej 2 milionë dërgime gjatë sekondit. Kjo rritje nuk është ndalur; Pingdom raportoi që në vitin 2010, numri i emailave të dërguar gjatë ditës ishte 294 miliardë sosh.

Derisa platformat pronësore si Facebook dhe Yammer mund të zëvendësojnë shumë emaila në grupe të vogëla, të mbyllura ose gjysmë të hapur, asgjë në internet nuk ka arritur që ta mposhtë natyrën e hapur, të përgjithshme të emailit. Nëse dëshironi që të flisni me dikë, me siguri që ai person ka një email adresë.

Megjithëse përdorimi i tij mund të ketë rënie, sipas të gjitha gjasave, emaili është larg nga shuarja./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>