Siguri

400 llogari të thyera në iTunes, Apple këshillon për kujdes

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
400 llogari të thyera në iTunes, Apple këshillon për kujdes

Apple tani ka lëshuar një deklaratë zyrtare përmes së cilës thekson se nëse jeni prekur nga mashtrimi atëherë ju duhet të kontaktoni bankën dhe të bisedoni me ta që t’iu kthehen të hollat. Sipas Apple vetëm 400 llogari të iTunes janë prekur nga mashtrimi, por gjërat kanë mundur të jenë edhe më keq.

“Zhvilluesi Thuat Nguyen dhe aplikacionet e tij janë larguar nga App Store për shkak se kanë shkelur Marrëveshjen e Licencës së Programeve të Zhvilluesit, duke përfshirë edhe shkeljen e blerjeve mashtruese. Nëse kredit kartela juaj apo fjalëkalimi në iTunes është vjedhur dhe përdorur në iTunes ne ju rekomandojmë të vizitoni institucionet financiare dhe të kërkoni anulimin e kartelës kreditore dhe vendosjen e një rikthimi të të hollave për transaksione të paautorizuara. Ne gjithashtu ju rekomandojmë të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në iTunes menjëherë.  Për më shumë informata dhe praktika për siguri të fjalëkalimit vizitoni www.apple.com/support/itunes.” u tha në deklaratën e Apple.

Nëse kjo ju ka ndodhur juve atëherë ndryshoni fjalëkalimin tuaj në iTunes dhe shkoni vizitoni bankën tuaj, dhe shkëmbeni ca fjalë me ta.

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane mund të shpallin të jashtëligjshëm enkriptimin fundor

Lajmet e fundit>