Harduer

4400 $ për një telefoni prej floriri të vërtetë nga HTC

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
4400 $ për një telefoni prej floriri të vërtetë nga HTC

Gold-HTC-One-Ju mund të blini iPhone 5S ose Samsung Galaxy S4 me ngjyrë floriri, por nëse kërkoni një telefon prej floriri të vërtetë, atëhere duhet të kërkoni për HTC One.

Bëhet fjalë për versionin mjaft të shitur, i cili ka edhe një model me flori dhe është limited edition. Janë prodhuar vetëm pesë prej tyre dhe çmimi është £2,750 ($4,416).

Përsa i përket specifikimeve, ato janë të njëjta me smartfonin HTC One që njohim të gjithë. I vetmi ndryshim është kasa e përbërë nga flori 18 karat. Pajisja është ndërtuar në bashkëpunim me Laban Roomes, themelues i Goldgenie.

Ajo ka edhe një logo të veçantë MOBO 18, pasi pajisja përkon edhe me 18 vjetorin e MOBO Awards. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>