Biznes

46,9% e ndërmarrjeve në Shqipëri rezultuan inovative në tre vitet e fundit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Tetor 2019
0
Mesatarisht 8,7% e ndërmarrjeve të intervistuara që kryenin aktivitete inovative në periudhën 2016-2018 ishin pjesë e grupeve të ndërmarrjeve dhe 40,3% e tyre kishin selinë qendrore jashtë vendit. 46,9% e ndërmarrjeve në Shqipëri rezultuan inovative në tre vitet e fundit

Sipas të dhënave të mbledhura nga INSTAT, gjatë periudhës trevjeçare, 2016-2018, 46,9% e ndërmarrjeve rezultuan inovative. Ndërmarrjet që ofrojnë Shërbime të Teknologjisë së Informacionit), ku përfshihen Aktivitete të programimit informatik, Aktivitete të këshillimeve informatike, Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike, Shërbime të tjera të Teknologjisë së Informacionit, janë inovatorët më aktivë me 53,2%.

Aktiviteti i inovacionit të ndërmarrjeve rezulton në përpjesëtim të zhdrejtë me madhësinë e tyre.

Përqindja e ndërmarrjeve me 0 deri 9 punonjës të angazhuar në aktivitetin e inovacionit ishte 95,6%; për ndërmarrjet me 10 deri 49 të punësuar kjo përqindje ishte 4,0% dhe ndërmarrjet me 50-249 të punësuar ishte 0,4%.

Për periudhën trevjeçare, 2016-2018, 42,8% e ndërmarrjeve rezultojnë inovatore të produkteve ose proceseve, ndërsa 1,9% e tyre ishin ndërmarrje që nuk kishin zhvilluar inovacion por kishin ndërmarrë aktivitete inovacioni të braktisura ose të pezulluara ose ende në vazhdim gjatë vitit 2018.

Mesatarisht 8,7% e ndërmarrjeve të intervistuara që kryenin aktivitete inovative në periudhën 2016-2018 ishin pjesë e grupeve të ndërmarrjeve dhe 40,3% e tyre kishin selinë qendrore jashtë vendit.

Për sa u përket shitjeve sipas tregjeve gjeografikë, 87,7% e ndërmarrjeve inovative shesin produktet e tyre (mallra dhe shërbime) në tregun kombëtar, ndërsa 18,6% e shitjeve ishte në tregun rajonal (Ballkan-Mesdhe) – Bullgari, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Greqi.

Në të njëjtën kohë, 20,9% e ndërmarrjeve i shesin prodhimet e tyre në tregjet e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe EFTA (Islandë, Norvegji, Principata e Lihtenshtajnit, Zvicër), ndërsa 7,1% në tregjet e shteteve të tjera. Bashkëpunimi në inovacion rezulton të jetë modest, ku shumica e ndërmarrjeve nuk bashkëpunojnë me ndërmarrje të tjera, institucione dhe universitete për realizimin e aktiviteteve të inovacionit. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se vetëm 19,9 % e ndërmarrjeve inovative kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2018.

LEXO EDHE:  Nga sot shfletimi privat në Chrome bëhet me të vërtetë privat

Bashkëpunimi me institucione qeveritare ose publike kërkimore-shkencore, universitete ose institucione të arsimit të lartë dhe klientë ose konsumatorë nga sektori publik u vlerësuan si bashkëpunimet më të shpeshta, ndërsa për sa u përket partnerëve bashkëpunues në vend të parë, qëndrojnë bashkëpunimet me partnerët kombëtare me 89,4 %.

Nga vrojtimi rezulton se 5,9% e ndërmarrjeve të cilat raportojnë që kanë zhvilluar aktivitete inovacioni kanë marrë fonde publike gjatë periudhës 2016-2018. Institucioni më i zakonshëm i financimit ishte Bashkimi Evropian me 84,7%, ndërsa 71,3% e ndërmarrjeve me aktivitete të inovacioni morën fonde nga Qeveria qendrore (duke përfshirë agjencitë e qeverisë qendrore ose ministritë).

Faktorët që pengojnë në zhvillimin e inovacionit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë kostot e larta dhe konkurrenca. Në 73,5 % të ndërmarrjeve, faktori më i rëndësishëm në pengimin e inovacionit janë kostot tepër të larta të inovacionit. Pengesë tjetër financiare, raportuar nga ndërmarrjet, është konkurrenca e lartë në treg me 72,9 %. /Monitor

Tags >

inovacion
Lajmet e fundit>