Lajmet

48 orë nga debutimi dhe iOS 12 është instaluar në 10% të pajisjeve të Apple

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Kjo rënie e adoptimi mund ti atribuohet lehtësisht problemeve që Apple ka hasur në të kaluarën me versionet madhore. 48 orë nga debutimi dhe iOS 12 është instaluar në 10% të pajisjeve të Apple

Sistemit operativ më i fundit i Apple, iOS 12, është instaluar në vetëm 10% të pajisjeve vetëm 48 orë pas debutimit.

Të dhënat e publikuara nga Mixpanel tregojnë se adoptimi i iOS 12 po shfaq një ritëm më të ngadaltë sesa iOS 11 dhe iOS 10.

Vitin e kaluar iOS 11 është instaluar në 10% të pajisjeve brenda 24 orësh ndërsa iOS 10 brenda të njëjtit afat u instalua në 14.45% të pajisjeve.

Kjo rënie e adoptimi mund ti atribuohet lehtësisht problemeve që Apple ka hasur në të kaluarën me versionet madhore.

iOS 12 është një përditësim i cili sjell rritje të dukshme të performancës për modelet e vjetra kryesisht.

Në iPhone 6 iOS 12 bën që aplikacionet të hapen 40% më shpejt ndërsa tastiera shfaqet 50% më shpejt.

iOS 12 mund të shkarkohet nga iPhone 5S, iPad Mini 2 dhe iPod Touch gjenerata e 6-të. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>