Blog

48 shërbime të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë tashmë online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
Për çdo rast, operatorët në Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoritë Vendore të Policive në territor si dhe nëpunësit e Gjendjes Civile asistojnë për t’i orientuar aplikuesit rreth procesit. 48 shërbime të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë tashmë online

Nga 1 Janari,  48 shërbime të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ofrohen online, pa pasur nevojën e paraqitjes në sportel. Për çdo rast, operatorët në Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoritë Vendore të Policive në territor si dhe nëpunësit e Gjendjes Civile asistojnë për t’i orientuar aplikuesit rreth procesit.

6 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile:

  • Certifikatë Personale
  • Certifikatë Familjare
  • Certifikatë nga Akti i Lindjes
  • Certifikatë nga Akti i Martesës
  • Certifikatë nga Akti i Vdekjes (në rastin e një familjari)
  • Kërkesë për verifikim dhe ndryshim të Qendrës së Votimit

Gjithashtu, lehtësim procedurash për:

  • Kërkesë për fitim shtetësie
  • Kërkesë për korrigjim/fshirje të dhënash personale (në rast konstatimi të pasaktësive në sistem)
  • Kërkesë për leje qëndrimi
  • Kërkesë për lënie shtetësie
  • Kërkesë për rifitim shtetësie
  • Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit

Për çdo rast, operatorët në Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoritë Vendore të Policive në territor si dhe nëpunësit e Gjendjes Civile asistojnë për t’i orientuar aplikuesit rreth procesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

Tags >

e-albania
Lajmet e fundit>