Ja se si

5 arsye për të përdorur Dropbox

Publikuar , 04 Gusht 2012
0
5 arsye për të përdorur Dropbox

Kur keni më shumë se një kompjuter, p.sh. një desktop në punë, një laptop në shtëpi, si dhe një iPad, atëherë keni shumë dokumente që duhet t’i ndani. Mënyra më e përdorur, dhe më e vjetra, është t’i dërgoni e-mail vetes tuaj me nga një kopje për çdo dokument.

Kjo në fakt është e bezdishme. Por çfarë zgjedhje tjetër keni, përveç Google Drive, Google Cloud Storage? Epo, ju mundeni gjithmonë të përdorni Dropbox.com, për rezervim apo ndarje të dokumenteve online.

Çfarë është Dropbox.com?

Ekziston mundësia që të keni dëgjuar për të, por gjithsesi, Dropbox është një shërbim falas i cili ju ofron 2GB hapësirë rezervimi online. Është një platformë ndarje dokumentesh Cloud. Mund ta shkarkoni në çdo kompjuter dhe të keni mundësi për të përdorur të gjitha skedaret tuaja. Ose mund ta përdorni online nëpërmjet pajisjes suaj celulare pasi edhe kjo është e mundur. Pavarësisht se çfarë ju nevojitet, Dropbox është aty për t’ju ndihmuar.

Multi-platformë

Sipas vetë faqes së tyre: “Dropbox është një shërbim falas i cili ju lejon të sillni të gjitha fotot, dokumentet dhe videot kudo. Kjo do të thotë se mund të ruani çdo lloj skedari në Dropbox dhe ta ndani atë me kompjuterët dhe telefonat e tjerë.” Ajo çfarë e bën Dropbox të lehtë për t’u përdorur është ajo që quhet “cross-platform” Ajo punon me Windows, Mac, Android, iOS edhe me BlackBerry. Kjo mund të ngjajë interesante për disa prej jush, por le të diskutojmë disa mënyra të vërteta që ju hyjnë në punë!

Ndarje e thjeshtë e skedarëve

Pjesa e bukur është se mund ta instaloni Dropbox në sa kompjuterë të doni, kështuqë, dokumentet tuaja janë të përdorshëm nga çdo vend. Për ta bërë një gjë të tilë, mund të keni një dosje publike Dropbox. Në këtë dosje, skedarët që ajo përmbanë mund të përdoren nga të gjithë ata që e njohin fjalëkalimin. Kjo e bën shumë të lehtë koordinimin e grupeve dhe punën e tyre të përbashkët. Një nga gjërat më të mira të Dropbox është se azhurnohet automatikisht kështuqë çdo ndryshim i bërë i kalohet çdo personi.

LEXO EDHE:  Dropbox përmirëson funksionin e kërkimit në desktop

Nëqoftëse, keni më shumë se një kompjuter, Dropbox është ajo që ju duhet. Përdorni dhe azhurnoni dokumentet tuaja nga çdo vend në çdo kohë. Pjesa më e mirë është se keni hapsirë 2GB që nga fillimi. Nëse ju nevojitet më shumë se aq atëhere mund të azhurnoni, planet e tyre tarifore janë të arsyeshme (ose mund të përdorni Google Drive i cili ofron 5GB hapsirë).

Duke i pasur skedarët tuaj të rezervuar në Dropbox, vetë Ueb faqja ju lejon t’i përdorni ato nga kudo. Mund të futeni për të parë fotot tuaja, për të dëgjuar muzikë, apo të modifikoni dokumentet. Të gjitha ndryshimet e bëra do të azhurnohen automatikisht për të gjithë përdoruesit.

Bashkëpunim pa gabime

Mund të përdorni Dropbox për të rezervuar dokumentet tuaja të punës. Ajo çfarë e bën të shkëlqyer është se vetë Dropbox mbanë rezerva të këtyre dokumenteve në rast dëmtimesh. Ajo gjithashtu mbanë fragmente të dokumenteve tuaja edhe pasi ato janë fshirë, në rast se ju doni t’i ktheni ato mbrapsht.

Vendosi kufizime manualisht

Nëqoftëse keni një problem me madhësinë e skedarëve që doni të rezervoni, gjithmonë mundeni të vendosni kufizime në shpejtësinë e ngarkimit apo të shkarkimit të tyre pa problem fare.

Dropbox është një sistemi kontrolli

Dropbox gjithashtu mbanë shënime të versioneve të mëparshme të dokumenteve, kështuqë funksionon si një sistem kontrolli personal. Mund t’i ktheni shumë materiale të rezervuara në gjendjen e tyre të mëparshme, kur nuk i’u ështe bërë azhurnimi.

Plan falas dhe abonim me kosto

Dropbox ka një strukturë çmimi shumë të volitshme, 2GB falas, 50GB për 9.99 dollarë në muaj, dhe 100GB me 19.99 dollarë në muaj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dropbox i ri dëshiron të jetë qendra e përditshmërisë suaj

Lajmet e fundit>