Analiza

5 arsye sipas HTC-së pse One(M8) është më i mirë se Galaxy S5

Publikuar , 12 Prill 2014
0
5 arsye sipas HTC-së pse One(M8) është më i mirë se Galaxy S5

samsung-galaxy-s5-vs-htc-one-m8-aa-18-of-19-710x399Në një koincidencë të rrallë, HTC dhe Samsung po lëshojnë pajisjet e tyre “Heronj” në SHBA në po të njëjtën kohë. Ndërkohë HTC tërhoqi një lëshim të shpejtë të One M8, dhe ishte i disponueshëm vetëm nga Verizon fillimisht, që do të thotë se përdoruesit e kompanive të tjera në SHBA si AT&T, T-Mobile dhe Sprint duhej të presin edhe pak për t’ju bashkuar dëfrimit. Ndërkaq, Samsung po lëshon Galaxy S5 ditën e sotme në të gjitha kompanitë në SHBA si dhe në 124 Shtete të tjera të botës.

Më këto dy “pajisje gjigante” të lëshuara në të njëjtën kohë, kemi një “ndeshje” mes One(M8) dhe Galaxy S5. Samsung është superior kur vjen puna në reklamim, por as HTC-ja nuk qëndron pas.

Sipas një raporti që vjen nga HTC, akoma jo zyrtar, kompania e mund kundërshtarin në pesë veçori, kjo për të bindur përdoruesit për superioritetin e M8.

1.      Metali e mund Plastikën – Samsung Galaxy S5 me material prej plastikës nuk krahasohet më dizajnin e veçantë dhe unik të M8.

2.      BoomSound – HTC vë në dukje veçritë e altoparlantëve të M8, dhe është e thjeshte se kuptohet pse. BoomSound ofron volum më të lartë dhe më cilësor në M7, dhe tashmë është edhe më mirë në One M8.

3.      Akses i shpejtë – ju mund ta zgjoni M8 me një prekje të dyfishtë mbi ekran dhe Samsung Galaxy S5 nuk e ka këtë veçori.

4.      Kamera Duale – Sensori i ri në M8 u krijon mundësi të luani me fotot tuaja, duke aplikuar fokus selektiv dhe efekte të tjera. Edhe Galaxy S5 e ka një veçori të tillë po jo aq të fuqishme si në M8

LEXO EDHE:  Slack po shndërrohet në një hit

5.      Avantazhi HTC – Për ta mbyllur, Avantazhi i HTC-së është programi i zgjeruar i garancisë mbi produktin, që ju siguron juve një zëvendësim të ekranit brenda 6 muajve të parë të blerjes nëse ju bën problem, si dhe dy vite përditësime në Android e shumë të tjera. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”AVVTJZHj0UQ”]

Lajmet e fundit>