Lajmet

5 funksione të kamerës së Galaxy S22 që nuk i keni ditur

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Maj 2022
Telefonët modernë Samsung kanë shumë funksionalitete të cilat nuk bien në sy menjëherë e disa janë të fshehura. 5 funksione të kamerës së Galaxy S22 që nuk i keni ditur

Kamerat e smartfonëve Samsung janë ndër më të mira që mund të gjeni në një telefon. Flagshipët konkurrojnë me smartfonët Google Pixel dhe iPhone për medaljet e kamerave më të mira.

Telefonët modernë Samsung kanë shumë funksionalitete të cilat nuk bien në sy menjëherë e disa janë të fshehura. Po kërkoni të merrni maksimumin e kamerës së Galaxy S22? Këto kemi disa këshilla për ju.

Fotografoni në rezolucionin e plotë

Galaxy S22 nuk realizon foto në rezolucionin e plotë automatikisht me kamerën kryesore. Si shumë smartfonë Android përdor një teknik quajtur “kombinim i pikselëve” që rrit performancën në dritë të paktën në kurriz të rezolucionit të lartë. Por nëse dëshironi të realizoni foto në rezolucionin 50 apo 108-megapiksel, aktivizimi i këtij opsioni është i fshehur raportin e fotografive. Klikoni ku thotë 3:4 dhe zgjidhni opsionin në të majtë ku thuhet 50 ose 108-megapiksel por me të njëjtin raport 3:4.

Realizoni foto me zërin tuaj

Ky funksionalitet risi nuk është i lehtë për tu gjetur. Po Samsung lejon që të realizoni foto me zërin tuaj dhe ja sesi mund ta bëni:

  1. Hapni aplikacionin Camera
  2. Klikoni ikonën Settings në cepin e majtë lart
  3. Nën General, klikoni Shooting Methods
  4. Aktivizoni opsionin Voice Commands.

Kur aktivizohet ju mjafton të thoni “smile,” “cheese,” “capture” ose “shoot”.

Krijoni GIF

Duke tërhequr poshtë butonin e shkrepjes, kamera e S22 do të realizojë foto në modalitetin “Burst”. Por gjithashtu mund të bëni që telefoni të kapë të gjitha ato foto të realizuara dhe ti bashkojë në një GIF të animuar.

  1. Hapni aplikacionin Camera
  2. Klikoni Settings në cepin e majtë lart
  3. Nën Pictures, klikoni Swipe Shutter button to
  4. Zgjidhni opsionin Create GIF
LEXO EDHE:  Microsoft bëhet entiteti i tretë më i madh në botë në industrinë e lojërave me blerjen e Activision Blizzard

Realizoni foto të rrafshëta

Nëse keni dashur ndonjëherë të fotografoni një sipërfaqe të rrafshët, ose një letër mbi tavolinë, besojmë se e dini sa e vështirë është që të ruani perspektivën e objektit. Por me kamerën e S22 mund të fotografoni një dokument sikur të ishte i printuar.

Mjafton të drejtoni kamerën dhe do të vëreni dy rrathë të shfaqen. Kur ato janë të rreshtuar, do të thotë se telefoni juaj është paralel me sipërfaqen.

Provoni modalitetin Expert RAW

Konfigurimi manual i kamerës mund të jetë i vështirë për tu bërë siç duhet prandaj Samsung vendosi të ofrojë një aplikacion më vete. Nëse dëshironi ta profoni shkoni në Galaxy Store dhe shkarkoni Expert RAW. Siç edhe emërtimi sugjeron, aplikacioni kap foto RAW së bashku me foto e zakonshme JPEG.

Fotot RAW mund të editohen në aplikacione si Lightroom apo Snapseed por jeni të kujdesshëm me konsumin e hapësirës sepse fotot RAW mund të zënë deri në 20Mb. /PCWorld Albanian