Analiza

5 gjëra që Bing i bën më mirë se Google

Publikuar , 01 Janar 2014
0
5 gjëra që Bing i bën më mirë se Google

ku-xlargeSigurisht, Google është motori i kërkimit më i preferuar për një numër shumë të madh njerëzish, megjithatë, ai nuk është perfekt. Edhe pse rezultatet e kërkimit janë çështje subjektive për t’u vlerësuar, ka disa gjëra që duken se Bing i bën më mirë se Google.

Parashikimi i kostove të fluturimeve

Një nga karakteristikat më të mira të Bing është aftësia për të parashikuar kur mund të ndryshojnë çmimet. Për shembull, bëni një kërkim “flight from Boston to Chicago” dhe Bing do të bëjë parashikim se cilat prej tyre do të tentojnë të rriten në të ardhmen. Në këtë mënyrë, ju ndihmon të bëni zgjedhje të duhura.

Kërkimet për operatorët unikë si “LinkFromDomain”

Nëse bëni një kërkim të tipit “linkfromdomain:” do të merrni disa prej linqeve që ka nxjerrë më në pah faqja. Për shembull, “linkfromdomain:lifehacker.com todo” do të nxjerrë aplikacionet e preferuara të faqes. Edhe pse kjo veçori nuk është gjithmonë perfekte, vlen për një pjesë të faqeve. Operatori “contains:FILETYPE” ju lejon të kërkoni për linqe që përmbajnëtipe të caktuara skedarësh. Nëse ju duhet një dokument në PDF, kërkoni “contains:pdf neuroscience”.

Kërkimi video

Sigurisht, YouTube është mbreti i videove, por kërkimi në Google për video nuk është edhe aq i mirë. Bing jua shfaq më mirë rezultatet e kërkimeve të videove dhe nëse vendosni mouse-in mbi rezultatet, mund të shihni paraprakisht videon.

Gjetja e kurseve online

Nëse po kërkoni kurse online, Bing është vendi i duhur. Shkruani emrin e universitetit dhe do të gjeni kurset më popullore që ofron ai.

Kërkim më i thjeshtë për fotot e licencuara apo ato të lira

Edhe pse edhe Google e ofron këtë opsion, ai është i fshehur diku nëpër menutë Settings. Në Bing mund të gjeni fotot që janë të licencuara apo ato që janë të lira. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Loja e re Call of Duty do të quhet Black Ops: Cold War

Tags >

Bing