Blog

5 kanale në YouTube ku mund të mësoni aftësi të reja

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
Pavarësisht nëse dëshironi të mësoni një gjuhë të re, aftësi fizike apo çfarëdo tjetër, YouTube është vendi më i mirë për tja nisur. 5 kanale në YouTube ku mund të mësoni aftësi të reja

Edhe pse shkollën mund ta keni mbaruar kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni se mësuari. Përkundrazi, në një botë të ndërlidhur është bërë më e lehtë të mësosh rreth një tematike që dikur e keni imagjinuar.

Pavarësisht nëse dëshironi të mësoni një gjuhë të re, aftësi fizike apo çfarëdo tjetër, YouTube është vendi më i mirë për t’ja nisur.

Këto janë pesë kanalet YouTube prej të cilave mund të mësoni diçka të re.

ChrisFix: Mësoni të riparoni makinën tuaj

Shumica e njerëzve që kanë një makinë, nuk janë ekspertë të mekanikës. Ata mund të dinë të ndërrojnë vajin e makinës apo të ndryshojnë një gomë, por nuk bëjnë dot mirëmbajtjen standarde apo punë specifike të makinës.

Ky kanal kërkon ta ndryshojë këtë realitet. Në kanalin në YouTube të ChrisFix mund të gjeni riparime apo mirëmbajtje të ndryshme të makinës. Videot e tij janë të thjeshta edhe për njerëz me njohuritë më të pakta rreth makinave.

Të dish të punosh me makinën tënde mund tu kursejë goxha para.

JustinGuitar: Mësoni ti bini kitarës

Të mos ti biesh një vegle muzikore është një mënyrë e re të krijoni përshtypje tek njerëzit. Kitara është një zgjidhje popullore dhe nëse dëshironi ta mësoni pse të mos ja filloni nga kanali në YouTube JustinGuitar.

Është hapi i parë që një fillestar duhet të hedhë. Kursi fillon me bazat, përfshirë pyetje çfarë kitare duhet të blini dhe si ta mbani në duar. Do të mësoni notat bazë dhe të luani këngë të thjeshta.

FreeCodeCamp.org: Mësoni bazat e programimit

Sa shumë kemi shkruar për përfitimet e të njohur të një gjuhe programimi. Nëse keni menduar të filloni mësimin e një gjuhe, duhet ta nisni nga ky kanal në YouTube.

LEXO EDHE:  T-Series bëhet kanali më i ndjekur në YouTube, PewDiePie rimerr kurorën pas pak orësh

Në FreeCodeCamp do të gjeni kurse të plota në disa gjuhë popullore si JavaScript dhe Python. Kurset përbëhen prej disa orësh dhe u mësojnë fillestarëve bazat. Më pas mund të kaloni në hapa të tjera si të mësoni të krijoni lojëra apo të punoni me integrimet në uebsajt.

Sigurisht programi është më tepër sesa ajo që ky kanal ofron nëse dëshironi të bëheni profesionist.

Khan Academy: Mësoni pak rreth çdo gjëje

Nuk e dini çfarë dëshironi të mësoni? Mbase duhet të shfletoni koleksionin e videove të Khan Academy. Sajti pas këtij kanali ofron kurse edukative falas për këdo dhe e bën prej mëse 1 dekade.

Numri i lartë i temave që trajtohen janë të panumërta. Do të gjeni çdo gjë nga matematika e biologjia tek funksionimi i institucioneve shtetërore.

Ato janë për studentë të niveleve të ndryshme dhe për të avancuarit mund të duken rudimentare.

Charisma on Command: Mësoni si të krijoni konfidencë

Jo të gjithë janë në humorin e duhur për të mësuar një aftësi. Mbase keni probleme me situata sociale dhe dëshironi të bëheni njeriu më i pëlqyer.

Ky kanal ka zgjidhjen që kërkoni me të gjitha videot e duhura për tu pajisur me karizëm dhe të dominoni situata sociale.

Shumica e kurseve përbëhen nga lsita dhe aspekt specifike që duhen përmirësuar. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>