Analiza

5 këshilla dhe marifete të dobishme në Google Maps

Publikuar , 04 Janar 2014
0
5 këshilla dhe marifete të dobishme në Google Maps

Në maj të vitit 2013, Google Maps bëri ndryshime të mëdha. Së bashku me dizajnin e përmirësuar, në të u shtuan edhe disa karakteristika të reja që i ndihmojnë përdoruesit të navigojnë dhe të rrisin produktivitetin e tyre.

Në mënyrë që të përfitoni më tepër nga Google Maps, qoftë përmes kërkimit nga kompjuteri apo qoftë përmes pajisjeve mobile, ne do t’ju japim pesë këshilla të dobishme:

multi-route1. Krijoni itinerare me shumë ndalesa. Nëse planifikoni të mbaroni disa porosi apo jeni turist dhe doni të vizitoni diçka, mjafton të krijoni një itinerar me vendet ku dëshironi të ndaloni. Mund të shtoni sa të dëshironi. Kur të vendosni drejtimet (directions), klikoni shenjën e plusit nën drejtimet për të shtuar një ndalesë të re.

gm22. Kontrolloni eventet e ardhshme. Nëse po vizitoni një qytet të ri apo thjesht doni të shihni se çfarë po ndodh në ambientin që ju rrethon, Google Maps i bën gjërat më të thjeshta. Kur zgjidhni një vend të caktuar në hartë, do të shfaqen edhe një listë me eventet e ardhshme. Që atje mund të blini apo rezervoni bileta.

gm33. Pamje vizuale pa “Pegman”-in. Të gjithë e duam Pegman-in (ikona që kur e zhvendosim mbi hartë na tregon kur ka pamje “street view”). Por ky mjet ka ndonjëherë probleme, për shembull, kur hyrja për një kafe bllokohet nga një kamion. Google Maps i ri e ka mbajtur Pegman-in por ka shtuar edhe një “photo carousel”, kështu që mund të shihni foto të zonave lokale apo vijës horizontale. “Carousel”-in mund ta hapni duke klikuar katrorët me ngjyra në cepin e djathtë poshtë. Disa zona kanë edhe ture me foto.

LEXO EDHE:  Instagram publikon gabimisht stilin e ri të navigimit

gm44. Ruani Mobile Maps për përdorim offline. Nëse jeni në lëvizje dhe përdorni internet me operatorët telefonikë, Maps ju harxhon shumë internet. Nëse dëshironi të keni akses në të në këto raste, mjafton ta ruani më parë. Zgjidhni fillimisht drejtimet nga doni të shkoni dhe më pas, në shiritin e kërkimit shkruani “Okay Maps” dhe bëni kërkimin. Kjo do ta ruajë hartën dhe do t’ju ndihmojë ta aksesoni edhe offline.

gm55. Shikoni rekomandimet e Google. Nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni apo ku do të shkoni? Lerjani në dorë Google-it. Vendosni një yll në shiritin e kërkimit (*) dhe Google do të zgjedhë pika interesante që ia vlen të shihni, si muze, restorante, dyqane etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>