Lajmet

5 lloje postimesh në Twitter për ta mbajtur audiencën e angazhuar

Publikuar , 24 Janar 2014
0
5 lloje postimesh në Twitter për ta mbajtur audiencën e angazhuar

tweet-645x250CEO-ja i Buffer-it, Joel, ka një llogari mjaft aktive në Twitter. Në postimet e tij angazhohen shumë ndjekës dhe kjo vihet re nëse do të shihnim më thellë në mjetin analitik Buffer for Business, nga ku rezulton se ai merr mbi 1000 klikime në ditë si dhe dhjetëra ricicërima të postimeve të tij.

gotoo

Le të shohim më konkretisht se çfarë mund të mësojmë nga ndryshimet që ka bërë ai dhe mënyrën se si e ka konceptuar angazhimin e tij në Twitter për të pasur një audiencë më të përfshirë. Ai ka identifikuar pesë lloje postimesh të cilat i postojmë të gjithë:

1. Linqe

2. Imazhe

3. Citime

4. Ricicërima

5. Pyetje apo komente personale

Le të shohim nga një shembull për secilën prej tyre dhe t’i kushtojmë vëmendje formatimit që ai përdor pasi tregohet shumë specifik me secilën: Lidhni cicërimat me linqe për të ofruar konsistencë. Ai i vendos linqet në fund të tyre. Ka raste që përdor titullin e artikullit për ta postuar, shoqëruar më pas me linkun, por ka edhe raste kur shkëput një fjali të caktuar.

Cicërimat me postime, tregoni vlerë. Ai përpiqet të postojë imazhe që tregojnë vlerë për ndjekësit e tij, madje pa pasur nevojë që ata ta klikojnë atë. Me “preview”-të e reja të imazheve në Twitter është rritur angazhimi i përdoruesve me rreth 150%. Kjo mënyrë është mjaft e mirë pasi nuk i detyron ndjekësit të largohen nga profili juaj për të parë një foto. Në shumë raste ai përfshin edhe një dixhiturë, për të mos e lënë imazhin thjesht një imazh.

Citoni cicërima, ato kanë rëndësi. Ai përdor gjithmonë thonjëzat për të cituar thënien e dikujt tjetër dhe nëse personi ka një llogari në Twitter, e etiketon në fund të postimit.

LEXO EDHE:  Twitter hedh idenë e një rrjeti social të decentralizuar por si do të funksiononte?

Ricicërimat, zgjidhni njerëz që i përshtaten stilit tuaj. Ricicërimat e Joelit vijnë nga një listë e përzgjedhur me kujdes ku gjenden njerëz që kanë këndvështrime dhe stil të ngjashëm me të. Një mënyrë e mirë është edhe programimi i ricicërimave për t’u shfaqur në një kohë të caktuar, për shembull atëherë kur mendoni se ka më tepër audiencë.

Cicërimat me pyetje. Janë mjaft të rëndësishme në Twitter. Duhet të jetë një pyetje që të kërkojë një përgjigje të shkurtër, deri në 140 karaktere. Edhe në rastin e Facebook-ut këto lloj postimesh kanë rezultuar shumë të suksesshme. (PCWorld Albanian)