Blog

5 mite të Bluetooth që duhet ti injoroni

Dec 27 2018
0 Shpërndarje
Sot Bluetooth është ndryshe nga ai që kemi njohur vite më parë. Këto janë konceptet e gabuara që njerëzit ende besojnë për Bluetooth. 5 mite të Bluetooth që duhet ti injoroni

Për vite me radhë Bluetooth ka qenë teknologjia e preferuar për të shkëmbyer foto, video audio apo dokumente mes dy pajisjeve megjithatë sot nuk përdoret aq shumë për këtë qëllim.

Teknologjia në fjalë është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit e së bashku me të edhe mitet janë shtuar.

Sot Bluetooth është ndryshe nga ai që kemi njohur vite më parë. Këto janë konceptet e gabuara që njerëzit ende besojnë për Bluetooth.

  1. Përdorimi i Bluetooth shkatërron baterinë e telefonit

Në ditët e para të telefonëve të mbajë Bluetooth ndezur çonte në shkarkimin e baterisë më shpejt.

Kjo sepse kur ishte aktivizuar ai vazhdimisht kërkonte për pajisje për tu lidhur.

Por ky është një mit që duhet ta harrojmë. Me standardet e reja të Bluetooth nga versioni 4 e deri më sot, Bluetooth vjen me një model LE (Low Energy.)

Këto module përdorin tjetër teknologji për të kërkuar Bluetooth të tjerë përrreth pas harxhuar të njëjtën energji.

Edhe gjatë transferimit të të dhënave një modul LE nuk konsumon të njëjtën sasi energjie.

  1. Bluetooth është i dëmshëm për shëndetin

Nuk ka një konsensus që radioaktiviteti i telefonëve celularë është i dëmshëm për shëndetin. Por për një gjë jemi të sigurtë: pajisjet Bluetooth janë shumë më të sigurtë.

Radioaktiviteti i lartë vjen nga një energji e lartë e konsumuar dhe emetuar dhe Bluetooth shkëlqen në këtë drejtim. Maksimumi i energjisë që Bluetooth emëton është 100mW (milivat.)

Zakonisht pajisjet Bluetooth emëtojnë jo më shumë se 1mW ndryshe nga 3G dhe 4G që emëtojnë 1,000mW dhe 2,000mW respektivisht shkruan PCWorld.al.

Nuk po themi që është totalisht i sigurtë por të mban një palë kufje Bluetooth ndryshe nga një telefon, ju dëmton më pak shëndetin.

  1. Bluetooth punon vetëm në dhomat e vogla
LEXO EDHE:  Edhe Skype tashmë do të ketë enkriptimin fundor

A funksionon Bluetooth vetëm në distanca të vogla? Po. Megjithatë ju duhet ta dini se janë disa nivele Bluetooth secili me distanca të ndryshme:

  • Bluetooth Class 3 ka një rang prej më pak se 10 metra
  • Bluetooth Class 2 ka një rang prej më shumë se 10 metra
  • Bluetooth Class 1 ka një rang prej afro 100 metra

Zakonisht Class 1 e gjeni tek ato pajisje që kanë burimin e tyre të energjisë. Shumica e telefonëve përdorin Class 2 dhe 3.

Edhe pse 10 metër është distanca teorike, zakonisht merrni më shumë se kaq.

  1. Bluetooth i fshehur është më i sigurtë

Jo aspak. Teknologjia e Bluetooth nuk është shquar për ndonjë siguri të madhe por me versionet e fundit janë adresuar shumë probleme sigurie.

Një mit është fakti se një telefon me një Bluetooth të fshehtë është i sigurtë sepse të tjerët nuk e gjejnë dot.

Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Edhe kur është në këtë modalitet hakerët kanë gjetur mënyrë për ta infiltruar duke përdorur pajisje skanimi.

Problemi më i madh janë fjalëkalimet automatike si 0000 apo 1234 dhe kushdo mund të lidhet me pajisjen Bluetooth sapo të kenë adresën tuaj.

  1. Bluetooth interferon me Wi-Fi

Ashtu si teknologjitë Wi-Fi, Bluetooth përdor frekuencat 2.4Ghz për të dërguar dhe pranuar të dhëna. Është e njëjta frekuencë që përdor edhe rrjeti Wi-Fi.

Mendimi i parë është se një situatë e tillë mund të ndikojë në stabilitetin dhe shpejtësinë e Bluetooth.

Nuk është e vërtetë sepse Bluetooth përdor një metodë të quajtur “Adaptive Frequency Hopping” dhe me Bluetooth 5.0 është përmirësuar më tutje.

Çfarë do të thotë?

Frekuenca 2.4Ghz është një bandë që sillet mes 2,400Mhz deri në 2,483.5Mhz. Bluetooth përdor dy kanale dhe 50% të bandës.

LEXO EDHE:  Google do të sjellë një pamje të re për Gmail në ueb

Sinjali kërcen nga një frekuencë e lirë tek një tjetër në mënyrë që të mos krijojë konflikt me pajisje të tjera që po përpiqen të përdorin të njëjtën bandë.

Rezultati: Bluetooth ndryshone bandë saherë që ajo zihet duke ruajtur stabilitetin e lidhje dhe pa ndikuar në shpejtësi. /PCWorld Albanian

Tags >

Bluetooth
Lajmet e fundit>