Analiza

5 specifika të kamerave që prodhuesit e smartfonëve nuk flasin rreth tyre

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2022
5 specifika të kamerave që prodhuesit e smartfonëve nuk flasin rreth tyre

Kur prodhuesit e smartfonëve flasin për specifikave e kamerave, numri i megapikselëve është ai që merr vëmendjen kryesore në mesin e shumë karakteristikave të kamerave.

Specifikat e tjera, të cilat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të detyrave, marrin shumë pak vëmendje.

Edhe pse numri i megapikselëve është i rëndësishëm, kontribuon vetëm një pjesë të cilësisë në tërësi të kamerave të smartfonëve. Por cilat janë këto karakteristika sekrete që njerëzit po flasin rreth tyre?

Çfarë e bën kamerën e një smartfoni cilësor?

Përpara se të flasim për specifikat duhet të kuptojmë se në çfarë komponentësh softuerik dhe harduerik mbështetët cilësia e një kamere smartfoni. Edhe pse konsumatorët anojnë drejt anës së harduerit, softueri është një komponent po aq i rëndësishëm.

Një kamër smartfoni me harduerin më të mirë të mundshëm nuk do të prodhojë imazhe të cilësisë së lartë pas një softuer të fuqishëm që i përpunon ato. Edhe harduerët më modest, me softuerë të fuqishëm të përpunimit të imazhit mund të bëjnë magjinë me kamerën tuaj. Një kombinim i mirë i tyre, do të kishim një kamër jashtëzakonisht cilësore.

Kështu më poshtë flasim për disa specifika të kamerave të smartfonëve që duhet të keni në konsideratë kur blini një të tillë.

  1. Madhësia e Sensorit

Një sensor imazhi është komponenti i një kamere që prodhon imazhet duke përdorur dritën që hyn në të. Është një prej komponentëve kritikë të një kamere smartfoni. Pa qenë shumë teknikë, sa më i madh sensori i imazhit, aq më shumë dritë hyn në të dhe si rezultat cilësia e imazhit është potencialisht më e lartë.

Sensorët e smartfonëve maten në inç. Deri më sot, asnjë kamër smartfoni ka arritur të ketë një sensor më të madh se 1-inç. Galaxy A53 përshembull ka një sensor modest 1/1.7-inç.

LEXO EDHE:  Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar

Kur shikoni imazhet e Galaxy S22 me sensor 1/1.33-inç, mund të shikoni sesa rëndësi të madhe ka një sensor i madh. Edhe pse nuk tregon gjithë historinë e kamerave, influencon në mënyrë dramatike cilësinë e imazheve që kapni.

  1. Madhësia e Pikselëve

Për të mos u ngatërruar me numrin e megapikselëve, madhësia e pikselëve është numri i pikselëve ose blloqeve mikroskopike që kapin dritën dhe qëndron në sipërfaqen e sensorit të imazhit të kamerës. Në fotografia, ndriçimi është jetik. Andaj madhësia e pikselëve është po aq me rëndësi. Sa më i madh një piksel, aq më shumë dritë mund të kapë dhe të prodhojë cilësi më të lartë imazhi.

Kjo nga ana tjetër tregon rëndësinë e madhësisë së sensorit. Sepse sa më i madh sensori aq më shumë pikselë zë në të. Madhësia e pikselëve matet në micrometër ose “um”.

  1. Megapikselët

Prodhuesit e smartfonë duan me padurim të flasin për këtë aspekt të kamerës. Megjithatë numri i megapikselëve ka më pak rëndësi sesa dëgjojmë rreth tij. Edhe në mënyrë direkt përcakton rezolucionin e imazheve që smartfoni juaj mund të prodhojë, nuk është përgjegjës për cilësinë e imazhit.

Sa më i madh numri i megapikselëve, aq më i lartë rezolucioni i imazheve. Megjithatë gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Sa më shumë megapiksel, aq më i vogël numri i pikselëve. Imagjinoni një sensori imazhi në formën e një tavoline dhe pjatat që vendosni në të janë pikselët. Për sa më shumë megapiksel, duhet të vendosni më shumë pjata të vogla në tavolinë. Pjatat e mëdha (pikselët e mëdhenj) zënë më shumë hapësirë dhe mund të vendosni më pak prej tyre në tavolinë. Kështu prodhohet edhe rezolucioni.

Pikselët e mëdhenj kapin më shumë dritë duke rritur performancën e kamerës në dritë të pakët. Ndërsa me rezolucion më të lartë pikselët janë më të vegjël duke ndikuar negativisht në cilësinë e imazhit nëse teknologjia mbi të cilin mbështetet nuk është aq cilësore.

LEXO EDHE:  Publikohen imazhet jo zyrtare të Galaxy Z Fold 4

Prandaj në smartfonët 108-megapiksel si në S22 Ultra, Samsung kombinon 4 pikselë në 1 piksel duke prodhuar imazhe me rezolucion 32-megapiksel.

  1. Stabilizimi Optik

Nëse keni kapur një imazh ose foto në lëvizje keni vënë re imazhe të turbulluara. Stabilizimi optik i imazhit premton zgjidhje për këtë problem. Nganjëherë nuk është e nevojshme të jeni në lëvizje që imazhet të jenë të turbullta, një lëvizje e papritur e dorës mund ti shkaktojë gjithashtu.

Për të demonstruar rëndësinë e stabilizimit optik, një video mëposhtë është kapur me Google Pixel 2 me OIS të ndezur dhe të fikur.

Për fat jo të mirë hardueri në fjalë nuk kushton pak. Nga ana tjetër kapja e imazheve në lëvizje pa turbullim është jetik. Disa prodhues smartfonësh përdorin edhe stabilizimin elektronik të imazhit (EIS), një përpjekje softueri për të replikuar funksionet e OIS.

Smartfoni i radhës që do të blini sigurohuni që të ketë teknologjinë OIS.

  1. Zmadhimi Optik dhe Dixhital

Zmadhimi dixhital në kamerën e një smartfoni është një përpjekje përmes softuerit ti bëjë objektet e largëta të paraqiten afër. Në të shumtën e rasteve zmadhimi dixhital është një prerje e imazhit duke mbushur gjithë ekranin me pjesën e prerë. Është më shumë prerje imazhi sesa zmadhim. Prandaj imazhet e gjeneruara me zmadhim dixhital janë jo-cilësore dhe kanë mungesë detaji.

Zmadhimi optik nga ana tjetër ndodh kur një smartfon ndryshon lentet për tu përqendruar në një objekt. Kjo bëhet përmes gjatësisë fokale.

Kjo është ajo që mund të quhet zmadhim i vërtetë dhe ndryshe nga zmadhim dixhital nuk humbet cilësinë e imazhit e as rezolucionin e tij.

Nëse një smartfon me kamër 20-megapiksel ka zmadhim dixhital, do të prodhojë një imazh të prerë 10-megapiksel konvertuar në madhësi 20-megapiksel.

LEXO EDHE:  Zbulohet data e debutimit të iPhone 14

Fuqia e zmadhimit të kamerës së Galaxy S22 Ultra vjen nga zmadhimi optik 3x dhe 10x. Një zmadhim optik 10x ka më shumë vlerë sesa zmadhimi dixhital 100x që ofron smartfoni. /PCWorld Albanian