Blog

5 trajnime për zhvillim individual

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Qershor 2020
0
Nëse dëshironi të përmirësoni veten tuaj, ka shumë kurse online me mësues të mirë që mund të zgjidhni në faqe të ndryshme. 5 trajnime për zhvillim individual

Nëse dëshironi të përmirësoni veten tuaj, ka shumë kurse online me mësues të mirë që mund të zgjidhni në faqe të ndryshme.

Udemy dhe kurset për zhvillim personal janë shumë të rekomandueshme. Jo vetëm që ka më shumë se 100,000 kurse të disponueshme, por vazhdon të shtojë kurse çdo muaj.

Me kaq shumë mundësi zgjedhjeje ju mund të mendoni se cilat kurse duhet të ndiqni. Epo, ja një ndihmë e vogël për ju. Këto janë kurset për vetëpërmirësim në Udemy që rekomandojmë ne:

  1. Bëhu një SuperNxënës 2: Mësoni Lexim të Shpejtë & Përmirësoni Memorien

Numri total i studentëve: 150,000

Kohëzgjatja e kursit: 5 orë

Leksioni kyç: Si të përmirësoni memorien tuaj dhe të lexoni më mirë

Në shkollë, neve nuk na mësohet gjëja më kryesore: si të mësojmë. Kjo aftësi ju ndihmon të trajtoni lëndë të vështira pa stres.

Leximi i shpejtë mund të mos jetë i mirë për mbajtjen mend të informacionit, por mund t’ju shërbejë për të zhveshur informacionin thelbësor nga ai i panevojshëm. Kursi përditësohet vazhdimisht me metodologji për përmirësimin e leximit dhe aftësisë së memories vizuale.

  1. Zotëroni Trurin Tuaj: Neuroshkenca për zhvillimin personal

Numri total i studentëve: 53,550+

Kohëzgjatja e kursit: 3 orë

Leksioni kyç: Kuptoni si punon truri juaj në situata të përditshme

Shkencat njohëse kanë arritur majat për shkak të kërkimeve novatore për stresin e përditshëm, mungesën e motivimit dhe vullnetit. Ju mund të ndiqni këtë kurs online nëse jeni të dhënë pas sjelljes njerëzore.

Ky kurs do t’ju ndihmojë të shikoni historinë personale, paragjykimet, dhe sistemet e besimit. Aplikimet në jetën reale shpjegohen me anë të shembujve konkretë dhe ushtrimeve praktike. Për më tepër, ju do të mësoni si të “fikni” trurin tuaj të stresuar me anë të  marifeteve të ndryshme.

  1. Mësoni si të mësoni: Nga zero në mjeshtëri

Udemy

Numri total i studentëve: 11,700+

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian dëshiron të rregullojë inteligjencën artificiale por nuk e di sesi

Kohëzgjatja e kursit: 5 orë

Leksioni kyç: Përdorimi i strategjive për të zotëruar aftësi në të mësuar

Në shekullin e 21, mësimi do të jetë në krye të çdo gjëje që ju bëni. Juve mund t’ju duhet të mësoni diçka shpejt në ambientin e punës, ose të mësoni një hobi në shtëpi.

Ky kurs do t’ju mësojë strategjitë e të mësuarit në mënyrë efiçente. Është i ndërtuar mbi teknika të memories, fokusin, mendimin kritik, dhe një mendësi që mbështetet mbi përmirësimin. Andrei Neagoie mbulon ide dhe kërkime nga 25 libra dhe 30 kërkime shkencore.

  1. Meditimi për fillestarët: Si të meditoni thellësisht dhe shpejt

Udemy

Numri total i studentëve: 19,000+

Kohëzgjatja e kursit: 3 orë

Leksioni kyç: Si të filloni sjelljen e meditimit në vetëm pak minuta në ditë

Meditimi i ka rrënjët në mendimin dhe filozofinë Lindore. Ka një galaksi me aplikacione meditimi që mund t’ju bëjnë konfuz. Ky kurs ndihmon çdo fillestar të qartësojë mendimet.

Një nga seksionet do t’ju shpjegojë kate tipet e meditimit, ndërsa në çdo hap ju do të udhëzoheni si të zhvilloni një sjellje meditimi të qëndrueshme.

  1. Rrezatoni Vetëbesim: Si të krijoni një prezencë 1000 Watt-ëshe

Numri total i studentëve: 50,000+

Kohëzgjatja e kursit: 5 orë

Leksioni kyç: Rrisni vetëbesimin dhe ndihuni mirë për veten tuaj

Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi juaj është gjëja më e mirë për zhvillimin tuaj personal. Është e vështirë për tu marrë nën kontroll, mbase mund t’ju marrë një pjesë të mirë të jetës tuaj për ta zotëruar. Por ju mund të filloni tani.

Ky kurs do t’ju ndihmojë të gjitha marifetet për trajtimin e situatave sociale me komunikim dhe prezencë më të mirë. Mësoni si të përdorni trupin, zërin, dhe mentalitetin tuaj për tu ndjerë më të gjallë përballë turmës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet numri i përdoruesve të Snapchat