Analiza

5 veçori që e justifikojnë çmimin e kripur të Galaxy S20 Ultra

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2020
0
Samsung e ka dalluar S20 Ultra nga S20 Plus dhe S20 në kamerën frontale e cila është 40-megapiksel. Kamera e dy të tjerëve është vetëm 10-megapiksel. 5 veçori që e justifikojnë çmimin e kripur të Galaxy S20 Ultra

Samsung Galaxy S20 mund të konsiderohet anomali për botën e smartfonëve. Duke filluar nga 1,400 dollarë, është një prej telefonëve më të shtrenjtë që mund të blini. As vetë Apple, kompani që njihet për çmimet e kripura, nuk u ka vendosur iPhone çmimet që fillojnë nga 1,400 dollarë.

Modeli më i shtrenjtë i iPhone është 1,100 dollarë. Por çfarë e bën Galaxy S20 Ultra kaq të kushtueshëm?

Ekrani i madh

Galaxy S20 Ultra ka ekran masiv prej 6.9-inç krahasuar me 6.7-inç në Galaxy S20 Plus dhe 6.2-inç në Galaxy S20.

Por përveç madhësisë, ekrani i Galaxy S20 Ultra nuk ka ndonjë dallim nga ekranet e modelit standard Galaxy S20 dhe modelit të mesëm Galaxy S20 Plus.

Bateria e madhe

E thjeshtë fare, telefon i madh do të thotë bateri e madhe. Galaxy S20 Ultra ka një bateri gjigante prej 5,000 mAh ndërsa Galaxy S20 Plus 4,500 mAh dhe S20 4,000 mAh.

Është e vërtetë se madhësia e baterisë nuk është çdo gjë sepse janë faktorë të ndryshëm që ndikojnë dhe që eliminimin e diferencave. Galaxy S20 Plus ka bateri më të vogël por edhe ekran më të vogël duke çuar në jetëgjatësi të përafërta baterie.

Kamera 108-megapiksel

Kamera kryesore e Galaxy S20 Ultra është 108-megapiksel krahasuar me 12-megapiksel në Galaxy S20 dhe S20 Plus.

Jo gjithmonë telefoni kap 108-megapiksel. Në fakt 108-megapikselët i grumbullon për të prodhuar foto 12-megapiksel për pjesën më të madhe të fotove. Por përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin 108-megapiksel saherë që dëshirojnë.

Kjo e fundit kryesisht vlen për ambientet me dritë të pakët.

Zmadhim 100x

Lentja e zmadhimit të Galaxy S20 Ultra ka në përbërje një prizëm pasqyrash që prodhojnë zmadhim optik 10x. Zmadhim optik do të thotë se nuk ka humbje cilësie dhe detaji.

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 do të rikthejë një funksion që Galaxy S10 i mungoi

10x është impresionuese duke pasur në konsideratë se shumica e smartfonëve janë në 3x. Me zmadhim dixhital kjo lente shkon deri në 100x por cilësia e këtyre fotove normalisht është shumë larg.

40megapiksel kamër selfie

Samsung e ka dalluar S20 Ultra nga S20 Plus dhe S20 në kamerën frontale e cila është 40-megapiksel. Kamera e dy të tjerëve është vetëm 10-megapiksel.

Normalisht me këtë kamër përdoruesit e S20 Ultra mund të kapin imazhe selfie super të detajuara edhe në dritë të pakët. /PCWorld Albanian