Analiza

5 vite Android, momentet më të rëndësishme (Infografik)

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
5 vite Android, momentet më të rëndësishme (Infografik)

android_milestones_infographicSot Android është sistemi operativ mobile më i përhapur në botë (mbi 1 miliardë aktivizime), pavarësisht se kanë kaluar vetëm pesë vite nga lançimi i tij. E pabesueshme por e vërtetë.

Në infografikun e mëposhtëm paraqiten disa prej momenteve më të rëndësishme në rrugën e tij, që prej hedhjes në treg të telefonit të parë (HTC Dream). Viti 2008 ishte viti kur Android u hodh në treg dhe telefoni i parë ishte T-Mobile G1 (HTC Dream). Prilli i vitit 2009 ishte muaji kur u lançua Android 1.5 Cupcake, i cili solli edhe trendin e Google për t’u dhënë emra ëmbëlsirash versioneve të sistemit. Në të u shtua suporti për widgets, për ngarkimin e videove në YouTube si dhe një tastierë virtuale në ekran.

Në shtator 2009 lançohet Android 1.6 Donut, një përditësim i sistemit veçanërisht në aspektin e kamerës dhe suportit për rezolucione të tjera ekranesh.

Në janar 2010 lançohet telefoni i parë Nexus nga Google (Nexus One), prodhim i HTC-së për kompaninë. Në maj të këtij viti, Google prezanton Android 2.2 Froyo, i cili sjell Adobe Flash dhe lidhje USB/Wi-Fi për pajisjet Android. Në dhjetor të po këtij viti, lançohet Android 2.3 Gingerbread, i cili sillte suport për NFC dhe për shumë sensorë të tjerë. Ky ishte versioni më i përhapur i Android për dy vitet në vijim.

Në 1 mars 2011, Android Market pëson sulmin më të madh me malware. Google tërheq nga dyqani mbi 50 aplikacione të infektuara. Çështjes së sigurisë fillon t’i kushtohet më tepër vëmendje. Në shkurt të vitit 2011 lançohet Motorola Xoom, tableti i parë me Android, i cili operon me Android 3.0 Honeycomb. Ky i fundit ka suport më të madh për procesorë të shumëfishtë dhe është i pari version dhe i vetmi, që nuk ishte open source.

LEXO EDHE:  Dominimi i Google në Evropë do të vijojë pavarësisht shkëputjes së Google Search dhe Chrome nga Android

Në tetor 2011 lançohet Android 4.0 Ice Cream Sandwich, i cili përfshin karakteristika të reja si Android Beam, Face Unlock, Wi-Fi Direct si dhe fotot panoramike. Po atë muaj lançohet edhe phablet-i Galaxy Note nga Samsung. Një muaj më vonë, Amazon lançon tabletin Kindle Fire, i cili operon me Android.

Në qershor 2012 prezantohen Google Nexus 7, Nexus Q dhe Google Glass, të gjitha operojnë me Android. Po atë muaj, debuton në konferencën e Google edhe Android 4.1 Jelly Bean. Në shtator 2012, Google raporton se ka mbi 500 milionë aktivizime Android në gjithë botën. Në nëntor, pavarësisht Uraganit Sandy, Google lançon Android 4.2 Jelly Bean.

Në mars 2013, shfaqet një version ndryshe i Android-it në eventin e lançimit të Nexus 7. Bëhet fjalë për Android 4.3, i cili ka suport për OpenGL 3.0 dhe Bluetooth 4.0.

Në 3 shtator 2013, vlerësohen se janë aktivizuar një milion pajisje me Android. (PCWorld Albanian)

androidtimeline

Lajmet e fundit>