Harduer

50 Cent flet mbi kompaninë e tij

Publikuar , 13 Janar 2013
0
50 Cent flet mbi kompaninë e tij

Ndoshta e dini se 50 Cent ka linjën e vet të kufjeve. Ajo që ndoshta nuk keni dëgjuar është se reperi amerikan zotëron pjesën më të madhe të kompanisë që po i prodhon ato dhe është njëkohësisht edhe CEO i saj.

Viti 2013 shënon prezencën e tretë të 50 Cent në konferencën CES që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas, dhe të dytën e tij bashkë me kompaninë SMS Audio, e cila prodhon kufje të mëdha dhe të vogla.

Ndryshe nga shumë artistë që kanë linjën e tyre të produkteve audio, 50 Cent është një nga marrësit më kyç të vendimeve në kompaninë e tij dhe kontrollon çdo hap të procesit, që nga cilësia e audios e deri tek dizajni dhe paketimi i tyre.

Një nga vendimet më të rëndësishme që ai ka marrë është partneriteti FeedAmerica, një shoqatë bamirësie që ndihmon me ushqime njerëzit që nuk gëzojnë të drejta të barabarta në SHBA.

Çdo set kufjesh që shitet siguron 250 vakte përmes këtij programi.

Për vitin 2013 50 Cent shprehet se presin të lançojnë edhe produkte të tjera cilësore si dhe janë gati për të bashkëpunuar me bizneset e Timberland. (PCWorld Albanian)

50 cent

LEXO EDHE:  A është ekrani i iPhone X më i vogël sesa reklamon Apple? Dy padi thonë Po

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>