Biznes

50% e rezervës ku do të mbështetet Libra përbëhet nga dollari Amerikan

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Shtator 2019
0
Organizata Libra dhe 27 anëtarët e saj të cilët mbikëqyrin kriptomomonedhën nuk komentuar raportimet për Rezervën Libra. 50% e rezervës ku do të mbështetet Libra përbëhet nga dollari Amerikan

Dollari Amerikan do të përbëjë 50% të monedhave tek të cilat do të mbështetet kriptomonedha e Facebook, Libra, krahas Euros, Yenit, paundit Britanik dhe dollarit të Singaporit.

Monedha Kineze Yuan nuk do të përfshihet dhe mendohet të jetë një prej arsyeve për të marrë miratimin e autoriteteve Amerikane të cilat kanë shprehur shqetësime për fuqizimin e monedhës Kineze.

Facebook mësohet të ketë thënë se dollari do të përbëjë 50% të mbështetjes, ndjekur nga euro me 18%, yeni me 14%, paundi me 11% dhe dollari Singaporit me 7% sipas gazetës Gjermane Der Spiegel.

Organizata Libra dhe 27 anëtarët e saj të cilët mbikëqyrin kriptomomonedhën nuk komentuar raportimet për Rezervën Libra.

Libra është një prej stablecoin më të njohura sot, kriptomonedha të cilat mbështeten në depozita parash tradicionale, ar dhe letra me vlerë. Potencialisht vlera e tyre duhet të jetë më pak e luhatshme sesa kriptomonedhave ekzistuese si bitcoin.

Megjithatë rregullatorët në mbarë botën e kanë pritur me skepticizëm, ndërsa bankierët më të mëdhenj në botë kanë paralajmëruar për efektin de-stabilizues që mund të ketë për sistemin global financiar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A do të hiqet Roamingu në Qershor mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Lajmet e fundit>