Blog

50 vite më parë u dërgua mesazhi i parë në internet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Tetor 2019
0
Mesazhi i dërguar nga Kleinrock dhe Kline ishte “login.” Sistemi i tyre dështoi sapo dërguan germën e dytë të fjalës. U desh 1 orë për të dërguar fjalën e plotë. 50 vite më parë u dërgua mesazhi i parë në internet

50 vite më parë, dy germa u dërguan online, duke ndryshuar përgjithnjë mënyrën sesi informacion, dija dhe komunikimi shkëmbehen.

Më 29 Tetor 1969, Leonard Kleinrock, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Los Angeles të Kaliforni, dhe studenti i tij dëshironin të transferonin informacion mes dy kompjuterëve në Institutin Kërkimor të Stanford duke përdorur ARPANET.

Me ARPANET universitetet lidheshin me njëri tjetrin për një program dedikuar teknologjive të reja ushtarake.

Në 1969 vetëm katër universitete kishin kompjuterë të lidhur me rrjetin: UCLA, Stanford, Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara dhe Universiteti i Utah.

Mesazhi i dërguar nga Kleinrock dhe Kline ishte “login.” Sistemi i tyre dështoi sapo dërguan gërmën e dytë të fjalës. U desh 1 orë për të dërguar fjalën e plotë.

Dy vite më pas në 1971 emaili i parë u dërguar nga hulumtuesi i MIT Ray Tomlinson ku shenja @ u përdorur për të dizajnuar një marrës specifik.

World Wide Web që njohim sot nuk u shpik deri në 1989 kur shkencëtari Britanik Tim Berners Lee ndërtoi atë që sot e njohim me emrin internet. Ai publikoi uebfaqen e parë në 1991.

Amazon nuk filloi të shiste produkte deri në 1995 ndërsa kërkimi i parë në Google u bë në 1998. iTunes debutoi në 2003, Facebook 2004 dhe YouTube 2005. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10

Tags >

Interneti
Lajmet e fundit>