Biznes

500 milionë dollarë humbje për gjigandin e gërmimit të kriptomonedhave Bitmain

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shkurt 2019
0
Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve për gërmimin e kriptomonedhave Bitmain raportoi humbje prej 500 milionë dollarësh në Q3 2018. 500 milionë dollarë humbje për gjigandin e gërmimit të kriptomonedhave Bitmain

Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve për gërmimin e kriptomonedhave Bitmain raportoi një humbje prej 500 milionë dollarësh në tre mujorin e tretë të 2018-ës raportoi CoinDesk.

Duke cituar burime të cilat kishin informacion në lidhje me të ardhurat e Bitmain në bursën e Hong Kongut, publikimi raportoi se të ardhurat e kompanisë ishin 3 miliardë dollarë gjatë tre tre mujorëve të parë të 2018-ës ku vetëm 200 milion u gjeneruan në tre mujorin e tretë.

Humbjet janë provë e rënies së kërkesës për pajisje gërmimi nga tregu i kriptomonedhave i cili është edhe produkti kryesor i kompanisë. Lajmet vinë në një kohë kur Bitmain kishte planifikuar një IPO në bursën e Hong Kongut.

Ndërsa nuk janë të konfirmuar zyrtarisht, këto rezultate mund të komplikojnë IPO-në.

Qëndrueshmëria e biznesit kryesor të Bitman në pikëpyetje

Muajin e kaluar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, CEO i bursës së Hong Kongut Charles Li Xiaojia vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e bizneseve si ai i Bitmain. Komentet i bëri kur industria e kriptomonedhave kishte rënë ndjeshëm gjatë 2018.

Investitorët gjithashtu kanë shprehur shqetësime të ngjashme. Shqetësimet e tyre kryesore kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e modelit të biznesit. Gjithashtu janë të shqetësuar për ekspozimin e prodhuesve të pajisjeve për gërmimin e kriptomonedhave si Bitmain përballë luhatjes së vlerës të kriptomonedhave.

Problemet tek Bitmain “pasoja” në njerëz

Përveç se problemet financiare po kërcënojnë planet e IPO-së për Bitmain, gjithashtu i kanë kushtuar kompanisë co-CEO-t Jihan Wu dhe Zhan Ketuan.

Muajin e kaluar South China Morning Post raportoi se Jihan dhe Ketuan të cilët gjithashtu janë bashkëthemelues do të tërhiqeshin nga kompania. Një inxhinier produkti ka marrë rolin e CEO-s. Jihan dhe Ketuan ngelen pjesë e bordit të kompanisë.

LEXO EDHE:  Të rinjtë po braktisin Facebook në favor të Instagram dhe Snapchat

Por ristrukturimi i Bitmain nuk ka qenë vetëm tek drejtuesit e lartë. Në muajt e fundit kompania ka larguar dhjetëra punonjësit në vend të ndryshme të botës. Në Teksas mbylli një fabrikë me 7,000 deri në 8,000 impiante gërmimi.

Bitmain tërhiqet nga planet e ekspansionit

Në Dhjetor të vitit të kaluar Bitmain mbylli një qendër zhvillimi në Izrael me 23 punonjës. Atë kohë qendra e zhvillimit tha se lëvizja erdhi si rezultat i ndryshimeve të tregut.

Me të gjitha lajmet e këqija rreth Bitmain, mbetet për tu parë nëse kompania do të vijojë me planet e IPO-së. Dhe nëse po, nuk dihet nëse bursa e Hong Kongut do ta lejojë./ PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>