Lajmet

59,000 sulme kibernetike janë raportuar në Evropë vitin e fundit

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Që kur GDPR hyri në fuqi, 91 gjoba janë aplikuar por jo të gjitha kanë të bëjnë me vjedhje të dhënash personale. 59,000 sulme kibernetike janë raportuar në Evropë vitin e fundit

Një hulumtim i ri nga DLA Pieper zbuloi se mbi 59,000 ankesa të sulmeve kibernetike janë raportuar në BE që kur GDPR hyri në fuqi më 25 Maj 2018.

Sipas firmës, Holanda, Gjermania dhe Britania ishin ndër vendet kryesore me numrin më të lartë të sulmeve me vjedhje të dhënash.

Në Holandë u raportuan 15,400 raste, ndjekur Gjermania me 12,600 raste dhe Britania me 10,600 raste.

Lihtenshtajni, Islanda dhe Qiproja kishin numrin më të vogël të thyerjeve të sigurisë me 15,25 dhe 35 raste respektivisht.

Konkretisht po të krahasojmë sulmet me popullsinë i bie që Holanda të jetë e para ku për 100,000 njerëz ka pasur 89.8 sulme.

Që kur GDPR hyri në fuqi, 91 gjoba janë aplikuar por jo të gjitha kanë të bëjnë me vjedhje të dhënash personale.

Google ishte kompania që mori gjobën më të lartë prej 50 milion eurosh nga autoritetet Franceze të mbrojtjes së të dhënave personale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP do të monitorojë mbulimin me 4G edhe në zonat me popullsi të ulët

Lajmet e fundit>